Lajme

Yee: 27 prilli në Kuvendin e Maqedonisë, ngjarje më e errët në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 01 July 2017

Zv.ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Hoyt Yee, në forumin për siguri rajonale në Dubrovnik, vlerësoi se ngjarja më e errët në Ballkan këtë vit ka qenë 27 prilli në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa lajmi më i mirë për gjithë rajonin ka qenë formimi i Qeverisë në Maqedoni.

Hoyt Yee kishte takim dypalësh me shefin e diplomacisë të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ku e potencoi mbështetjen e SHBA-së për integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Emri i Hoyt Yee kohëve të fundit është përmendur si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Maqedoni, por në javët e fundit është vonuar emërimi i funksionarëve të rinj edhe në Maqedoni edhe në vende tjera./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera