Feronikeli sot zyrtarizon trajnerin e ri: Këta janë tre kandidatët e mundshëm (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 01 July 2017
Feronikeli pritet që gjatë ditës së sotme (e shtune, 1 korrik) të zyrtarizojë trajnerin e ri për sezonin 2017/18.
Kështu të paktën kanë deklaruar drejtuesit e këtij klubit, teksa kanë qenë në bisedime të vazhdueshme me disa trajnerë për të marrë postin e shefit të stafit teknik.
Gazetasheshi.com mëson se tre kandidatët e mundshëm për të qenë në krye të stolit të “Niklit” janë: Mirel Josa, Bylbyl Sokoli dhe Jeton Beqiri.
Mirel Josa

Gjatë mesjavës drejtuesit e klubit kishin udhëtuar në Shqipëri për të kontaktuar me trajnerin e njohur nga kategoria superiore. Gazeta Sheshi merr vesh që oferta e Josës nuk ka qenë shumë e lartë dhe shumë lehtë mund të ndodh që ai të marrë drejtimin e ish-kampionëve të vendit.
Josa ka fituar tre tituj kampioni me Skënderbeun, ndërkohë që së fundmni ishte trajner i Tiranës, ekip i cili ra nga kategoria.
Bylbyl Sokoli

“Profa” është një tjetër kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Feronikelit. Ai ka një CV të pasur me skuadra në vend dhe jashtë saj. Së fundmni ishte trajner i Gjilanit në sezonin e shkuar dhe që nga atëherë nuk ishte angazhuar më në asnjë skuadër.
Sokoli ishte në bisedime të vazhdueshme me drejtuesit e Feronikelit dhe mund të ndodh që shumë lehtë ai të marrë “frenat” e skuadrës nga Drenasi.
Jeton Beqiri

Një tjetër emër i shfaqur në horizont, por më pak i përmendur është ai i Jeton Beqirit për të marrë postin e kryetrajnerit të Feronikelit. Burime të afërta me klubin nga Drenasi mësojnë se Beqiri është një tjetër opsion për bankinën në “Rexhep Rexhepi”.
Rexhepi ishte për disa vite si ndihmës trajner tek skuadra e Shkëndisë, ndërkohë që udhëheqi ekipin e parë edhe në momente krize.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




























