Gruevski ka kërkuar t’i merret imuniteti i deputetit
Autori: Gazeta inFokus
12:39 | 01 July 2017
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka kërkuar nga Komisioni i Kuvendit për çështje mandatare dhe imunitet t’i merret imuniteti. Kërkesa e tij vjen pas akuzave që ngriti PSP-ja, nga të cilat në katër prej tyre Gruevski është i dyshuar direkt: Titanik (për mashtrime zgjedhore), TNT (për shkatërrimin e “Kosmosit”), Tank (për blerjen e Mercedesit) dhe Traektorja (për ndërtimin e autostradës), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Opinioni këtë kërkesë të Gruevskit e vlerëson si tentim që të largohet nga debati në Komision dhe seancën plenare për akuzat ndaj tij.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, këtë mëngjes për Deutsche Welle deklaroi se nuk ka informacione se një kërkesë e tillë nga deputeti Nikolla Gruevski është dorëzuar në Komisionin e Kuvendit.
“Nëse një kërkesë të tillë është dorëzuar në Komision, atëherë procedura është e gabuar. Ajo së pari dorëzohet tek kryetari i Kuvendit, i cili më pas e dorëzon tek deputetët, që njëkohësisht do të thotë edhe urdhër për Komisionin përkatës të diskutojë për atë kërkesë”, tha Xhaferi.
Për lëndët në të cilat Gruevski akuzohet, ndërsa PSP kërkon paraburgim që sot do të mësohet vendimi i Gjykatës Penale.
Mbrëmë të gjitha kërkesat për paraburgim u refuzuan, ndërsa u pranuan vetëm masat e përkujdesjes për marrjen e pasaportës.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































