Lajme

Shefi i Listës Serbe mbetet jashtë Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 01 July 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar dje rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 11 qershor.

Nga emrat e shumë politikanëve që mbetën jashtë legjislaturës së gjashtë të Kuvendit, është edhe kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, shkruan Indeksonline.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Simiq i cili ishte prijës i listës në zgjedhjet e fundit, nuk ka arritur të marr vota të mjaftueshme. Atë e kanë votuar vetëm 12 mijë e 51 votues, e që nuk mjaftuan të marr mandatin.

-Advertisement-

Pas numërimit të votave, KQZ ka bërë të ditur se Listën Serbe në këtë legjislaturën do ta përfaqësojnë nëntë deputet. Më i votuari i kësaj liste është Sasa Milosavljevic me 13 mijë e 705 vota. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera