Lajme

Oda Amerikane mirëpret vendimin për shtyrjen e mbledhjes së premiumeve shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 30 June 2017

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë fillimin e mbledhjes së premiumeve shëndetësore dhe rrjedhimisht implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Oda Amerikane konsideron se fillimi eventual i procesit të mbledhjes së premiumeve shëndetësore pa përmbushje të kritereve të nevojshme do të ishte në kundërshtim me dispozitat e ligjit dhe do të shkaktonte huti në mesin e komunitetit të biznesit.

“Oda Amerikane kërkon nga Qeveria e vendit dhe institucionet e tjera përgjegjëse që periudhën në vijim ta shfrytëzojnë për kryerjen e të gjitha përgatitjeve të nevojshme për implementimin e këtij ligji të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.

-Advertisement-

Po ashtu Oda Amerikane kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të marrin në konsideratë vërejtjet dhe rekomandimet e palëve të interesit gjatë procesit të plotësim-ndryshimit të ligjit të sipërcekur, në përputhje me Agjendën Legjislative të vitit 2017.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera