Lajme

Abrashi: Gara ime ishte e pastër tani mund ta shikoj këdo në sy

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 30 June 2017

Kandidati për deputet nga radhët  e AAK-së, Gazmend Abrashi, pasi nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit ka falënderuar votuesit e tij.

Ai ka thënë se gara e tij ishte e pastër dhe tash pas zgjedhjeve mund ta shijoj këdo në sy, transmeton Infokusi.com

Kujtojmë që Abrashi në zgjedhjet e 11 qershor ka marrë 8.101 vota por  të pamjaftueshme për ta bërë atë pjesë të Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Postimin e plotë të Abrashit mund ta gjeni më poshtë:

“Të nderuar/a

KQZ zyrtarisht ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 Qershorit.

8.101 vota, ndonëse shumë të çmuara për mua, mbesin të pamjaftueshme që unë të hy në listën e deputetëve të ri në Kuvendin e Kosovës.

Gara ime ishte e pastër, me program dhe pa kundër politikë brenda njerëzve të AAK-së. Për këtë mund ta shiqoj këdo në sy.

Sot, dua të Ju falenderoj përzemërsisht të gjithë juve që më keni përkrahur me votë, por edhe atyre që kanë menduar ndryshe.

Në veçanti iu jam mirënjohës secilit qytetarë të 10 komunave ku mora mbështetjen më të madhe: Gjakovë, Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Pejë, Deçan, Gjilan, Suharekë, Rahovec, Fushë Kosovë e kudo tjetër në Kosovë.

Gjatë fushatës, u impresionova nga njerëzit që takova, nga burrat e gratë që u shprehën se besojnë shumë se zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe përfaqësohet, nga të rinjtë, që besuan fortë se vendit i duhen njerëz që kanë vizion për zhvillimin ekonomik të vendit, që të kenë të ardhme në vendin e tyre.

Prandaj, zbatimi i projekteve strategjike për Kosovën do të mbetet preokupimi dhe qëllimi im kryesor, për çka do të punoj parreshtur, që këtë vend ta shtyjmë përpara.

Sinqerisht,

Gazmend A. Abrashi”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera