Drogë e mbjellë në mes të një kopshti me misër, arrestohen dy persona (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus
11:05 | 30 June 2017
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Kunati”. Si rezultat i këtij operacioni, kanë përfunduar në pranga dy persona si dhe janë sekuestruar drogë, armë e bimë narkotike.
Të arrestuarit në flagrancë shtetasit:
– Ndriçim Kuka, 39 vjeç, banues në Tiranë
– Bukurije Fejza, 44 vjeçe, banuese në Tiranë.
Sipas policisë, për këta shtetas disponoheshin informacione se kultivonin lëndë narkotike si dhe në banesë kishin armë luftarake. Nga kontrolli i ushtruar në banesë janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa,
– disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa të cilat u gjetën të mbjella dhe të fshehura në mes të një kopshti të mbjellë me misër, në oborrin e banesës së shtetases Bukurije Fejza,
– 1 armë zjarri tip pushkë;
– 1 Pistoletë Shenjëdhënëse me një fishek.
Policia e Tiranës ka njoftuar se Ndriçimi është bashkëshorti i motrës së Bukuries.
Mësohet se materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284,287,283-25 te Kodit Penal.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































