Lajme

Detaje rreth vdekjes së personit në pishinën e Germisë

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 29 June 2017

Gjatë ditës së sotme në pishinën e Gërmisë është mbytur një person i moshuar. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, i moshuari 69 vjeçar me inicialet B.K ka gjetur vdekjen në pishinë e Gërmisë. Ajo po ashtu tha se Policia e Kosovës rastin në fjalë e konstaton si vdekje të dyshimtë.

“Rasti është lajmëruar rreth orës 14:00. Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë menjëherë kanë arritur në vendngjarje. Personi me inicialet B.K është 69 vjeç. Sipas policisë rasti konsiderohet si vdekje e dyshimtë. Ndërkaq, tani i mbetet Institutit të Mjekësisë Ligjore që të merret me konstatimin e saktë rreth vdekjes së të moshuarit”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy