Lajme

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së, paralajmërohen reforma të thella

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 29 June 2017

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës për katër orë resht ka mbajtur mbledhje për të diskutuar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit si dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Në mbledhje të Kryesisë, e cila ka nisur në ora 10:00 dhe përfundoi rreth orës 14:00 është diskutuar edhe për reformat e thella që pritet të bëhen shumë shpejt.

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se në këtë mbledhje kryetari i PDK-së ka paralajmëruar se ata që nuk kanë çfarë t’i japin më partisë dhe janë të dyshuar për korrupsion do t’u tregohet dera e partisë.

-Advertisement-

Mbledhja e radhës e Kryesisë së PDK-së do të mbahet të hënën në ora 10:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera