Lajme

Vazhdojnë çmenduritë e Kim Jong-ut, urdhëron vrasjen e ish-presidentes së Koresë jugore

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 29 June 2017

Koreja e Veriut lëshoi urdhra të përhershëm për ekzekutimin e ish-presidentes së Koresë së Jugut dhe shefit të saj të spiunazhit.

Urdhrat e përmbarimit, të cilat Veriu tha se duhet të kryheshin në çdo kohë, kudo, dhe me çfarëdo mjeti, përbënin një dekret vrasjeje kundër ish-presidentes së burgosur, Park Geun-hye dhe Lee Byung-ho,  drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës.

Urdhrat e përmbarimit erdhën gati dy muaj pasi vendi i izoluar dhe i armatosur me armw bërthamore akuzoi shërbimin e inteligjencës së Koresë së Jugut se kishte bashkëpunuar me CIA-n për të vrarë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke përdorur helme biokimike.

-Advertisement-

“Ne deklarojmë se do të imponojmë dënimin me vdekje ndaj tradhtares Park Geun-hye dhe Lee brenda dhe jashtë vendit,” tha deklarata e Ministrisë së Sigurisë së Koresë së Veriut.

Deklarata tha se planet e tyre për vrasjen e Kim Jong-un  ishin”terrorizëm sponzorizuar nga shteti”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera