Lajme

Tri dorëheqje nga CNN, Trump sulmon sërish mediet

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 28 June 2017

Trump nuk tërhiqet nga fshikullimi i medias dhe vazhdon mesazhet në “Twitter”, ku sulmon shtypin për lajme të rreme.Hovin, presidentit amerikan ia shtoi dorëheqja e 3 gazetarëve të CNN, autorë të një lajmi që gjiganti amerikan u detyrua ta tërhiqte për shkak të disa pasaktësive.

Trump iu drejtua disa herë “Twitter”-it, duke kritikuar ashpër besueshmërinë e disa organizmave mediatike në Shtetet e Bashkuara.

Materiali i CNN-it dhe një bashkëpunëtori të tij, Anthony Scaramucci, kishte të bënte me kreun e një fondi investimesh, i cili u raportua gabimisht se menaxhohej nga një bankë e kontrolluar nga qeveria ruse.

-Advertisement-

Artikulli u publikua në faqen elektronike të kompanisë të enjten dhe u hoq më pas të premten.

Autori i këtij materiali, Thomas Frank, redaktori i ekipit investigativ Eric Lichtblau dhe përgjegjësi i njësisë së gazetarëve hetues, Lex Haris, dhanë sot dorëheqjen.

Një hetim i brendshëm i rrjetit CNN arriti në përfundimin se nuk ishin ndjekur procedurat e duhura redaktuese para se lajmi të publikohej.

Trump nuk u mjaftua, megjithatë, vetëm me një goditje. “Ja, CNN-in e kapën me lajme të rreme”, thuhej në njërin prej mesazheve të publikuara në rrjetin e tij të preferuar social. “Por ç’të themi për NBC, CBS dhe ABC? Apo për dështimet e New York Times e Washington Post? Fake neës janë që të gjithë”, shkruan Trump./ Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera