Ekonomi

Këto janë shumat që shpenzuan ministrat për dreka e darka ‘zyrtyare’

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 28 June 2017

Instituti GAP ka publikuar raportin e shpenzimeve për dreka e darka të qeveritarëve , raport ky që mbulon vitin që shkoi.

Me qëllim të kryerjes së punëve dhe detyrave në kuadër të përgjegjësive, disa zyrtarëve publik u lejohet që shpenzimet për dreka, darka, pije dhe dhurata për takime të ndryshme zyrtare ti mbulojnë nga buxheti Kosovës.

Këto shpenzime në kuadër të buxhetit kategorizohen si “shpenzime të reprezentacionit”.

-Advertisement-

Nga të dhënat e këtyre 13 ministrive del se  gjatë vitit 2016 janë shpenzuar 202,777 euro për reprezentacion.

Kabineti i Ministrisë së Integrimit Evropian ka shpenzuar më së shumti, apo 29,531 euro. Pas saj radhitet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me 22,745 euro dhe Ministria e Administratës Publike me 19,509 euro.

Sipas udhëzimi administrativ për caktimin e shpenzime të reprezentacionit nga kabineti i ministrive të drejtë në shpenzime të reprezentacionit kanë: Ministrat, zëvendësministrat, shefat e kabinetit të ministrive dhe këshilltarët politikë.

Me qëllim të menaxhimit më efikas të buxhetit të Kosovës për këtë kategori të shpenzimeve, në vitin 2008 është miratuar një udhëzim administrativ i cili ka përcaktuar mënyrën dhe shumën e shpenzimeve të reprezentacionit për zyrtarët e lartë publik.

Sipas këtij udhëzimi janë 12 pozita në kuadër të institucioneve të Qeverisë së Kosovës që kanë të drejtë në shpenzime të reprezentacionit.

Sipas nenit 5 të këtij udhëzimi, kryeministri dhe zëvendësit e tij/saj nuk kanë fare kufizime në këtë kategori shpenzimesh.

Ministrat kanë të drejtë që të shpenzojnë deri në 500 euro në muaj, zëvendësministrat deri në 200 euro, këshilltarët politikë deri në 100 euro, shefat e kabineteve të ministrive deri në 50 euro, e kështu me radhë.

Shpenzimet e reprezentacionit përdoren vetëm për mbulimin e shpenzimeve të takimeve zyrtare dhe nuk mund të përdoren për qëllime tjera. Këto shpenzime duhet të arsyetohen me fatura dhe në rast të tejkalimit të kufizimeve, shumat e tejkaluara duhet të mbulohen nga vetë zyrtarët.

GAP: Sa kanë shpenzuar zyrtarët publikë për reprezentacion gjatë vitit 2016?

Shpenzimet e reprezentacionit hyjnë në kategorinë ekonomike të “mallrave dhe shërbimeve”. Sipas Raportit vjetor financiar 2016 të Ministrisë së Financave, i cili nuk jep shumë detaje, vetëm gjatë vitit 2016 nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar rreth 2.9 milionë euro për dreka zyrtare brenda dhe jashtë vendit apo 3% më shumë se në vitin 2015.

Në kërkesën e dërguar nga Instituti GAP për shpenzimet e reprezentacionit për vitin 2016, nuk kanë pranuar të japin përgjigje Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndërsa Ministria e Drejtësisë publikon raporte javor të shpenzimeve që përfshijnë edhe shpenzimet për reprezentacion, por jo në formatin e kërkesës sonë. Hera e vetme kur Zyra e Kryeministrit na është përgjigjur në këtë kërkesë ka qenë viti 2013 me të dhënat e vitit 2012.

Në krahasim me vitet e kaluara, këtë vit kemi pranuar nivelin më të ulët të përgjigjeve nga ministritë. Kjo tregon se Ligji për qasje në dokumente publike nuk po respektohet, dhe se deklarimet e Ministrisë së Financave për rritje të transparencës buxhetore nuk janë të vërteta, theksojnë në GAP.

Sipas përfaqësuesve të këtij Instituti “nga 13 ministritë që kanë pranuar të përgjigjen në kërkesën tonë, Ministria e Infrastrukturës na është përgjigjur me shpenzimet totale vjetore. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka deklaruar se gjatë vitit 2016 ka paguar shpenzime të reprezentacionit për disa muaj të vitit 2015”.

Këtu shtojnë se kjo formë e mbajtjes së financave, por edhe e raportimit nga ana e disa ministrive nuk është konform udhëzimit administrativ për shpenzimet e reprezentacionit neni 6.2.

Shpenzimet e tepruara, ndër të cilat shpesh janë shpenzime pa nevojë nga zyrtarët qeveritarë, kanë pasur trende mjaft negative edhe në vitet e shkuara. /infoGlobi

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera