Lajme

Policia ka trajtuar rreth 300 persona dhe subjekte për financim të terrorizmit

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 28 June 2017

Policia e Kosovës, nga viti 2013 e deri më tani ka trajtuar rreth 300 persona dhe subjekte të ndryshme në kuadër të trajtimeve që kanë të bëjnë me financimin e terrorizmit.

Këtë e ka bërë të ditur Fehmi Hoti nga Policia e Kosovës në një punëtori me temë “Financimi i Terrorizmit dhe Pastrimi i Parave”, shkruan arbresh.info.

“Nga viti 2013 e deri më tani Policia e Kosovës ka trajtuar rreth 300 persona dhe subjekte të ndryshme në kuadër të këtyre trajtimeve që kanë të bëjnë me financimin e terrorizmit. Këtë trajtim të informacioneve dhe këtë hetim të rasteve nuk do të mund ta bënte pa përkrahjen e fuqishme të Prokurorisë së Shtetit”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Sipas tij, Policia e Kosovës është angazhuar mjaft shumë dhe ka ngritur mekanizmat institucional për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

“Në kuadër të kësaj ka formuar njësitet e saj të specializuara që veprojnë në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit”, ka thënë ai./Arbresh.info.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera