Haradinaj ka nisur bisedime me parti dhe deputetë për formimin e Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus
15:49 | 27 June 2017
Zyrtari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka deklaruar për Gazetën Express, se Ramush Haradinaj, tashmë ka nisur bisedimet me partitë dhe deputetë për të formuar Qeverinë. Zëdhënësi i Haradinajt thotë se Haradinaj po bisedon me deputetët duke theksuar se ata janë të lirë për të vendosur vetë rreth mandatit të tyre.
“E para në këtë vend ka një standard dhe standard për krijimin e Qeverisë është që një parti politike ose një koalicion e merr pozitën e parë dhe në momentin që merr pozitën e parë e ka të drejtën që ta krijojë Qeverinë. Në një situatë të tillë ndodhet edhe zoti Haradinaj dhe ai po bisedon edhe me formacione politike e edhe me parti politike por edhe me deputetë” ka thënë Nitaj.
Ai i ka hedhur poshtë deklarimet për kontrabandim të deputetëve.
“Unë nuk e kuptoj konceptin se si mund të kontrabandohet një deputet pasi deputetët janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me mandatin e tyre, mandati është i deputetëve dhe ata e kanë gjithë drejtën e tyre dhe komoditetin që të vendosin që ta mbështesin një kandidat të caktuar ose jo”, është shprehur Nitaj të martën për Express.
KQZ ende nuk ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve, madje ende nuk dihet dita se kur do të shpallet rezultati.
Nitaj bën të ditur se ata nuk janë duke biseduar vetëm për të pasur numra minimal për ta formuar qeverinë por thotë se janë duke punuar që ta kenë një qeveri me një numër përmbajtësor për funksionim e Qeverisë.
“Ne jemi në bisedime për ta krijuar një mbështetje ose një numër përmbajtësor për funksionimin e qeverisë, nuk bisedohet këtu për krijimin e numrave minimalisht që janë 60+ por ne jemi në përpjekje për ta siguruar një mbështetje përmbajtjesore e cila nënkupton një numër të madh të deputetëve për krijimin e qeverisë”, ka thënë ndër tjerash Nitaj.
Ndërkaq, zëdhënësi i AAK’së i pyetur se kur pritet të bëhen publike bashkëpunimet me deputet të partive tjera ai tha se vetëm pasi të bëhen certifikimet e rezultateve, dihet kush është bërë deputet dhe kush jo.
“Është shumë herët që të bëhet publike pas ne besojmë që me datën diku 4 do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, do të dihen saktë se kush janë deputetët e zgjedhur të kuvendit të Kosovës dhe tek pastaj nis faza tjetër që nënkupton faza e finalizimit të marrëveshjeve qoftë me parti politike qoftë me deputet për krijimin e Qeverisë”, ka thënë ai.
Ndryshe, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme më 11 qershor, pasi Qeveria Mustafa u votua në Parlament për rrëzimin e tij.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































