Patronët bëjnë biznes milionësh në pronë të shtetit
Autori: Gazeta inFokus
08:50 | 27 June 2017
Komuna e Prishtinës i ka dhënë leje ndërtimi kompanisë “Patroni” për ndërtimin e një pike të karburanteve në një vend shumë strategjik në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, përballë objektit të AKI-së. Mirëpo, prona në të cilën po investohen miliona euro nuk është e Komunës, por e Qeverisë së Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, i ka lëshuar një leje të përkohshme ndërtimi kompanisë “Patroni” nga Malisheva për ndërtimin e një pike të shitjes së derivateve të naftës në një pronë që nuk është e saj, por e Qeverisë së Kosovës, të cilën e ka pasur nën menaxhim Instituti Bujqësor i Pejës.
Kjo pompë po ndërtohet në një vend shumë strategjik, përkatësisht rrugës Prishtinë – Fushë Kosovës, përballë objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).
Në një sipërfaqe prej 25 ari dhe në hyrje të Prishtinës kompania “Patroni” ka nisur punimet për ndërtimin e një pike të re të shitjes së derivateve.
Kjo parcelë e kategorizuar si tokë e kategorisë së III, destinimi i së cilës nuk mund të ndërrohet me ligj, dikur kishte shërbyer si fushë eksperimentale për studentë të Fakultetit të Bujqësisë, shkruan tutje “Zëri”.
Ndërkaq tash ajo po shërben si “fushë” eksperimentale për bizneset, të cilat e shfrytëzojnë atë kundrejt një qiraje minimale prej vetëm 500 eurosh në muaj.
Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë konfirmojnë për gazetën “Zëri” se prona në fjalë i është lëshuar për një periudhe 5-vjeçare kompanisë “Patroni”, nga Malisheva. Por këta nuk japin detaje më të hollësishme për procedurat e dhënies së pronës me qira

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































