Lajme

SHBA paralajmëron Sirinë rreth planit ‘potencial’ për sulm kimik

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 27 June 2017

SHBA thotë se ka identifikuar “përgatitje të mundshme” për një sulm kimik në Siri dhe ka lëshuar një paralajmërim ndaj qeverisë siriane.

Shtëpia e Bardhë tha se aktivitetet ishin të ngjashme me ato të bëra përpara një sulmi të dyshuar kimik në prill.

Dhjetëra persona vdiqën në sulmin që e nxiti Presidentin Trump të urdhërojë ndërhyrjen ushtarake kundër një baze ajrore siriane.

-Advertisement-

 Deklarata e SHBA-së paralajmëroi Presidentin Bashar al-Assad se do të paguajë “një çmim të madh” në qoftë se ndodh një tjetër sulm.

Aty thuhet se “një sulm tjetër i armëve kimike nga regjimi i Asadit” ka të ngjarë të rezultojë “në vrasjen masive të civilëve”.

Në deklaratë tutje theksohet: “Siç kemi theksuar më parë, Shtetet e Bashkuara janë në Siri për të eliminuar Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë. Megjithatë, nëse Assad kryen një tjetër sulm me vrasje masive me armë kimike, ai dhe ushtria e tij do të paguajnë çmimin. “

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera