Lajme

Komuna e Vallandovës zhagit procedurat për Referendumin për xeheroren Kazandoll

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 26 June 2017

Edhe pse janë mbledhur 2213 nënshkrime, të mjaftueshme për kërkesat ligjore për të nisur procedurat për Referendum, aktivistët e nismës ”Shpëtim për Vallandovën” thonë se komuna e zhagit procedurën, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Këshilli komunal për një periudhë prej 20 ditëve, pra në kuvendin e mbajtur më 27 prill, të thërras ekspertë të çështjes dhe të diskutojnë proceset, rreth rreziqeve për jetën e qytetarëve nga xeherorja Kazandoll. Kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e tyre.” thonë nga iniciativa ”Shpëtim për Vallandovën”

Referendumi i inicuar nga ”Shpëtim për Vallandovën” vjen pas Referendumit në Bogdanci ku qytetarët e fituan betejën për të ndaluar punën. /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera