Lajme

Policia e Shtetit: Me vendim të KQZ kemi ndërhyrë në 72 raste brenda Qendrave të Votimit

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 26 June 2017

Policia e Shtetit raporton se me përfundimin e procesit të votimit në të gjithë vendin, Punonjësit e Policisë së Shtetit janë paraqitur pranë çdo qëndre votimi dhe më pas kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga QV-të për në VNV.

Me përfundimin e procesit të votimit në të gjithë vendin, punonjësit e Policisë së Shtetit janë paraqitur pranë çdo qendre votimi dhe më pas kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga QV-të për në VNV.

Kjo është deklarata e bërë nga Policia e Shtetit, e cila shtoi se gjatë shoqërimit nuk pati asnjë problem për sa i përket përmbushjes së detyrës nga punonjësit e policisë, përveç rastit në qytetin e Vlorës ku është shënuar një incident mes komisionerëve, por me ndërhyrjen e policisë situata është normalizuar dhe zgjidhur nga KZAZ.

-Advertisement-

 Policia e Shtetit ka vijuar duke thënë se gjatë kohës së votimit, në të gjithë vendin, policia ka ndërhyrë me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, brenda Qendrave së Votimit në 72 raste.

Gjithashtu Policia e Shtetit është fokusuar në përmbushjen e detyrave për: Marrjen në ruajtje dhe sigurimin e Vendeve të Numërimit të Votave.
Kryerjen e veprimeve procedurale për të gjithë ngjarjet / incidentet që mund të ndodhin gjatë procesit të numërimit të votave, duke bashkëpunuar me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Menaxhimin e situatave që mund të krijohen në ambientet jashtë Vendeve të Numërimit të Votave.

Në rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Vendet e Numërimit të Votave, në rastet e kërkesës së ligjshme të KZAZ-ve Shoqërimin e materialeve zgjedhore nga Vendet e Numërimit të Votave për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në përfundim të procesit zgjedhor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera