Lajme

Nishani voton: Sot dita që shqiptarët të tregojnë se demokracia funksionon

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 25 June 2017

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka votuar sot në orën 9:30 në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja.

Pasi u takua me komisionerët dhe qytetarët që ishin duke pritur në radhë për të votuar, Presidenti Nishani ftoi shqiptarët të votojnë masivisht dhe të vendosin për një të ardhme më të mirë.

“Ju uroj një ditë të mbarë, të ketë pjesëmarrje sa më të madhe. Mesazhi im ndonëse demokracia ka sfida të shumta nëse shqiptarët vendosin që ajo të funksionojë, ajo do funksionojë. Sot është dita e veçantë që shqiptarët të tregojnë se demokracia funksionon, së pari përmes pjesëmarrjes dhe vendimit të tyre. Sot një ditë e shenjtë, uroj që Zoti të ndryshojë mendjet e tyre që të marrin një vendim për një të nesërme sa më të mirë”, tha Nishani.

-Advertisement-

I pyetur nëse ka informacion për procesin zgjedhor, Nishani tha: “Presidenti është tërësisht i shkëputur nga infrastruktura e menaxhimit të procesit; unë po e ndjek njësoj si ju. Unë dëshiroj që të jetë një ditë e qetë, që qytetarët të votojnë të qetë, t’u krijohet qetësi maksimale dhe mendoj se kjo është më e drejta, më e mira për të gjithë ne. Të gjithë duhet të marrin pjesë në votim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera