Ministri i dha makinën e shtetit kompanisë private
Autori: Gazeta inFokus
15:29 | 24 June 2017
Ministri në detyrë Dalibor Jevtiq akuzohet se i dha makinën e shtetit një kompanie private.
Ministri në detyrë Dalibor Jevtiq bashkë me dy zyrtarë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dolën para gjykatës për keqpërdorim detyre dhe të autoritetit zyrtar.
Jevtiq, Mihajlo Prlinçeviq dhe Nenad Stojçetoviq akuzohen se i dhanë në shfrytëzim makinën e ministrisë një kompanie private.
Prokuroria pretendon se këtë e kanë bërë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personat tjerë dhe t’i shkaktojnë dëm material Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Pasi prokurori Sylë Hoxha u lexoi aktakuzën, tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.
Po ashtu, të njëjtit theksuan se do të marrin avokatë në seancat e radhës.
Prokuroria ngarkon tre të akuzuarit se kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre.
Sipas aktakuzës, Dalibor Jevtiq në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim 11 shkurt të vitit 2014 nxori një vendim me anë të të cilit i dha në shfrytëzim të përhershëm makinën e tipit “Hyundai Accent”, pronë e ministrisë, kompanisë private Radio KiM- TV Centar me seli në Çagllavicë.
Në aktakuzë sqarohet se Jevtiq vendimin për dhënien e makinës e ka marrë në kundërshtim me udhëzimet administrative për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës.
Nenad Stojçetoviq akuzohet se duke qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe pëtgjegjës për ruajtjen e pasurisë së kësaj ministrie, edhe pse e ka ditur se vendimi i ministrit është i kundërligjshëm, e ka urdhëruar Zyrën Ligjore të Ministrisë të përgatisë kontratën për dhënien në shfrytëzim të makinës zyrtare.
Prlinçeviq akuzohet se si person përgjegjës në Departamentin e Administratës dhe Financave në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim të Republikës së Kosovës ka nënshkruar kontratën mes ministrisë dhe kompanisë private më 11 shkurt 2014.
Kur u ngrit aktakuza ndaj Dalibor Jevtiqit, Isa Mustafa paralajmëroi shkarkimin ose dorëheqjen e tij.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



























