Lajme

A po përdorin shiringa me hormone edhe fermerët kosovarë në pemë dhe perime? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 24 June 2017
Skandali i fermerëve shqiptar që përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve bëri buj të madhe pasi, përdorimi i tyre është jashtëzakonisht i rrezikshëm për njeriun.
Pjekja e frutave dhe perimeve ‘me zor’ ndodh vetëm një hap larg Kosovës, në Shqipëri, por nga kjo e fundit importohen pemë dhe perime në vendin tonë do të thonë se qytetarë mund t’i ekspozohen këtij fenomenti e që mund t’i kushtoj me jetë.

Lajmi.net ka kontaktuar me zyrtarin për informim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçin, i cili ka thënë se agjencia në fjalë nuk ka asnjë raport sa i përket mbetjeve të Pesticideve, mirëpo ka thënë, se për “hormone (fitohormone) nuk kemi kapacitete për t’i analizuar ne vendin tonë”.

“Inspektorati Fitosanitar Kufitar ka kapacitet te mjaftueshme njerëzore dhe analitike  për kontrollin e Importeve  të  Pemëve dhe  Perimeve. Nuk kemi asnjë raport të tillë sa i përket mbetjeve të, Pesticideve kurse hormone (fitohormone) nuk kemi kapacitete për ti analizuar ne vendin tonë”, ka thënë ai.

Inspektorati i kufirit ka ligjet dhe udhëzimet Administrative për kontrollin e importeve qe i nënshtrohen kontrollit fitosanitar jo vetëm për perime por për të gjitha produktet tjera, ka thënë ndër tjera Thaçi.

-Advertisement-

“Importi i pemëve dhe perimeve bëhet nga Shqipëria,Turqia, Greqia, Italia ,Maqedonia dhe shumë pak nga Serbia. Ne si inspektorat bëjmë  kontrolle te përhershme ne pikat kufitare dhe terminalet doganore. Inspektorati Fitosanitar i brendshëm i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë deri më tani gjatë inspektimeve dhe kontrolleve nuk është hasur në gjetje të përdorimit te fitohormoneve nga ana e fermerëve. Sa jemi ne te informuar përmes trupave inspektuese, te ne nuk përdoren fitohormonet  ne perimekultura. Gjatë inspektimeve të shumta, asnjëherë nuk janë hasur preparate të tilla në barnatoret bujqësore në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të AUV-it

Tutje Thaçi thotë se janë të hapur që nëse ka argumente se ka prezencë të tepruar të fitohormoneve apo çfarëdo shtese tjetër që është vërtetuar nga ana e laboratorit “atëherë na i dërgoni dhe ne do të marrim masa e nevojshme. Deri me tani nuk kemi pas asnjë ankesë ne adresë tonën”. /Lajmi.net/

Foto nga skandali në Shqipëri, fermeri duke spërkat domatet për tu rritur dhe skuqur më shpejt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera