Lajme

Adriatik Kelmendi pyet Vetëvendosjen e LDK-në: A e keni përnjëmend?

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 24 June 2017

Gazetari Adriatik Kelmendi, në një shkrimi autorial të publikuar në “Koha Ditore” ka shkruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ndërrojnë këtë mënyrë të komunikimit, atëherë vështirë se do të ndodhë ndonjë bashkëpunim.

Kelmendi më tej shkruan se nëse vazhdohet kështu, atëherë më realistë do të mbesin skenarët kur Haradinaj do të bëhet kryeministër nga PAN, apo do të shkohet sërish në zgjedhje.

“TË SINQERTA sidoqoftë, nuk po duken shumë deklarimet e liderëve të “Vetëvendosjes!” dhe të LDK-së për një koalicion të mundshëm paszgjedhor. Këto pozicionime më tepër u ngjajnë taktizimeve partiake sesa përpjekjeve të sinqerta për bashkëpunim dhe dërgim të PDK-së në opozitë. Duket se të dyja janë duke llogaritur se si ta akuzojnë njëra-tjetrën për dështim në qoftë se PAN-i ia del ta bëjë Qeverinë, ose në qoftë se do të shkohet edhe në një palë zgjedhje. Në qoftë se LVV-ja dhe LDK-ja nuk e ndërrojnë këtë mënyrë të komunikimit, vështirë të ndodhë ndonjë bashkëpunim. Shumë më realistë do të mbesin skenarët kur Haradinaj do të bëhet kryeministër nga PAN-i ose se do të kemi sërish zgjedhje nacionale.”, shkruan Kelmendi.

-Advertisement-

Në këtë shkrim autorial ai përmend rritjen e madhe që shënoi Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera