Lajme

16-vjeçari vret me thikë vëllain në Ferizaj, të afërmit flasin për ngjarjen

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 24 June 2017

Ka ndërruar jetë 18-vjecari nga Ferizaj, i cili të enjten pas një zënke u godit disa herë me thikë nga vëllai i tij 16- vjeçar.

Familja e tyre të premten ka pritur vazhdimisht miq e dashamirë për ngushëllime, shkruan sot Koha Ditore.

Babai i të ndjerit nuk ka dashur të flasë rreth kësaj ngjarjeje, mirëpo të afërmit e kësaj familjeje kanë treguar se dy vëllezërit paraprakisht ishin përleshur fizikisht në oborr të shtëpisë, ndërkaq më vonë të afërmit e kishin kuptuar se mes tyre kishte ndodhur diçka më e madhe.

Kjo familje jetonte në kushte të rënda ekonomike, ndërkaq këta dy vëllezër kanë grumbulluar hekura dhe kanaçe nëpër rrugët e qytetit me një traktor të vogël për ta siguruar kafshatën e bukës për motrën e tyre të mitur, për vëllanë tjetër me sëmundje psikike dhe për babanë. Nëna ka kohë që u ka vdekur. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera