Lajme

Edhe në “heshtje zgjedhore”, Edi Rama bën propagandë me punët e qeverisë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 24 June 2017

24 orë para procesit të votimit, Shqipëria është futur në një heshtje zgjedhore.

Një ditë përpara zgjedhjeve, ligji, konkretisht Kodi Zgjedhor, ndalon çdo parti të bëjë fushatë apo propagandë drejtuar zgjedhësve.

Vetëm administruesit e procesit të certifikuar nga KQZ janë në detyrë në ditën e heshtjes zgjedhore për të bërë shpërndarjen e materialeve dhe fletëve të votimit në qendrat e votimit

-Advertisement-

Por këtë mëngjes Edi Rama poston një video në profilin e vet në facebook, ku edhe pse pa zë dallohet qartë mesazhi që kërkon të përcjellë kryeministri.

Propagandë me ndryshimet e bëra gjatë 4 vjeçarit që ai ka qenë në qeveri.

Tashmë mbetet në dorën e organeve kompetente për të vlerësuar nëse kryeministri me këtë veprim thyen heshtjen zgjedhore apo jo!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera