Sport

⚽️ Vendi në të cilin Cristiano Ronaldo e kaloi fëmijërinë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 23 June 2017
Cristiano Ronaldo ka pasur një vit të suksesshëm brenda një viti kalendarik.
32 vjeçari fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin në vitin 2016, ndërsa me Portugalinë fitoi titullin e parë të madh, Kampionatin Evropian, duke e përmbyllur vitin me Topin e Artë dhe çmimin ‘Lojtari i Vitit’ i dhënë nga FIFA.

I suksesshëm ishte edhe viti 2017, kur Ronaldo fitoi sërish Ligën e Kampionëve me Real Madridin, dhe titullin e La Ligas, dhe është rrugës së mirë për ta fituar për të pestën herë Topin e Artë.

Por për të arritur deri këtu, Ronaldo nuk e ka pasur aq të lehtë.

-Advertisement-

Këtë e dëshmon një reportazh i bërë nga ‘Goal.com’ përcjell lajmi.net për futbollistin më të mirë në botë.

Ai është lindur më 5 shkurt të vitit 1985 në ishullin Maderia, në një lagje malore ku banonte komuniteti më i varfër i qytetit Funchal.

Ronaldo ishte një fëmijë trup vogël, e shumë i përulur, por me dëshirë të madhe për të luajtur futboll.

Më poshtë i gjeni disa fotografi të vendlindjes së Cristiano Ronaldos./Lajmi.net/

cr5

cr4

cr3

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera