Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile
Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 23 June 2017
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.
Sipas aktakuzës i pandehuri gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, më 17.04.1999, rreth orës 13:00, në rrugën “Rruga e Kosovës” – tani “Bajram Miftari”, në afërsi të varrezave në Vushtrri, në bashkëkryerje me NN personat, në cilësinë e rezervistit të policisë, të veshur me uniforma të policisë serbe dhe të armatosur kanë vepruar në kundërshtim me normat e se drejtës ndërkombëtarë nё fuqi gjatë konfliktit në Kosovë, duke shkelur Nenin 3 (1a) tё përbashkët me Katër Konventat e Gjenevës të 12 gushtit të vitit 1949, po ashtu edhe protokollin shtesë (protokolli II) të kësaj Konvente të vitit 1977, neni 4, pikat 1 dhe 2 lidhur me nenin 13 dhe 17 të këtij protokolli, në atë mënyrë që: pasi ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit S.M., rrёmbyshёm kanë hapur derën e korridorit dhe aty e kanë takuar të dëmtuarin e lartcekur, ku i pandehuri Z.V. fillimisht i ka vendosur tytën e armës se tij kallashnikov në gjoks duke i thënë “i ke dy minuta kohë ta lëshosh shtëpinë”, me pas e ka plaçkitur të njëjtin duke e detyruar t’i zbraze xhepat dhe t’i jap kuletën më të holla në të cilën i kishte 350 DM dhe 470 Dinar me gjithë dokumentacionin, e pastaj i dëmtuari ishte detyruar që menjëherë ta vesh nënën e sëmur e të palëvizshme dhe ta qes jashtë shtëpisë në oborr, e nga aty me veturën e tij ta largojë familjen duke e dërguar në shtëpinë e T.F. afër varrezave të qytetit të Vushtrrisë, ndërsa pas pak kohë kur i dëmtuari kthehet ai shef se shtëpia e tij kishte marrë zjarr.
Me këtë i pandehuri në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime Lufte kundër popullatës civile, në kundërshtim me Nenin 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (KPRSFJ) paralel me Nenin 3 (1a) i përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës, po ashtu e përfshirë me nenin 152 (1) dhe (2.1) dhe nenin 153 (2) lidhur me nenin 31 tё Kodit Penal tё Republikës së Kosovës.
Po ashtu, i pandehuri më 18.04.1999, rreth orës 15:00, në rrugën “Rruga e Sitnicës – tani “Enver Musa”, në afërsi të varrezave të qytetit të Vushtrrisë, në bashkëkryerje me NN personat, në cilësinë e rezervistit të policisë serbe, të veshur me uniforma të policisë serbe dhe të armatosur kanë vepruar në kundërshtim me normat e se drejtës ndërkombëtarë në fuqi gjatë konfliktit në Kosovë, duke shkelur Nenin 3 (1a) të përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës të 12 gushtit të vitit 1949, po ashtu edhe protokollin shtesë (protokolli II) të kësaj Konvente të vitit 1977, neni 4, pikat 1 dhe 2, kanë vrarë djaloshin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13 vjeçare – B.M. me armë automatike, në atë mënyrë që: tani viktima-B.M. së bashku me djalin e axhës se tij F.M. kishin marrë biçikletën e fqiut S.B. dhe kishin dal në lagjen afër varrezave të qytetit të Vushtrrisë, duke lëvizur në drejtim të varrezave të qytetit. Me të arritur tek rruga “Bajram Miftari” kishin dëgjuar disa krisma armësh dhe nga frika ndërrojnë rrugën dhe nisën në drejtim të rrugës “Enver Musa”, e pikërisht në rrugën kryesore në drejtim të varrezave të qytetit i shohin tre policë të uniformuar dhe tё armatosur, e në momentin kur dy fëmijët e lartcekur fillojnë të kthehen me biçikletë për të ikur, njëri nga policët e uniformuar – tani i pandehuri Z.V., pa paralajmërim, nga largësia prej 30 metrash, gjuan me armë zjarri në drejtim të fëmijëve duke e qëlluar në gjoks fëmijën B.M. i cili vdes menjëherë, ndërsa fëmija tjetër F.M. arrin me fat tu shpëtojë të shtënave me armë, duke u fshehur afër murit të një dyqani i cili ndodhej aty afër.
Me këtë i pandehuri në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime Lufte kundër popullatës civile, në kundërshtim me Nenin 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (KPRSFJ) paralel me Nenin 3 (1a) i përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës, po ashtu e përfshirë me nenin 152 (1) dhe (2.1) lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me një prokuror të misionit EULEX, të cilët i kanë propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































