Ekonomi

Sot u janë dhënë rrogat të gjithë shfrytëzuesve të buxhetit të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 23 June 2017

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor .

Për shkak të festës së Fitër Bajramit, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, Ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së Kosovës u uron festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera