Lajme

Pezullohet importi i mishit nga Brazili

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 23 June 2017

ShBA ka pezulluar importin e mishit nga Brazili, pas shqetësimeve të përsëritura në lidhje me sigurinë e produkteve të destinuara për tregun amerikan
Disa vende ndaluan importin e mishit brazilian në mars, pasi prokurorët thanë se inspektorët e shëndetit kanë marrë ryshfet që të miratojnë mish nën-standarde.

SHBA nuk imponoi një ndalim më pas, por në vend të kësaj, ajo kontrolloi të gjitha dërgesat e mishit nga Brazili.Ajo thotë se tani një pjesë e konsiderueshme e mishit brazilian, dështoi testet e sigurisë.

“Siguria dhe Shërbimi i Inspektimit i Ushqimit (FSIS) ka refuzuar hyrjen në masën 11% e produkteve të freskëta viçi, braziliane, në tre muajt e fundit, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Bujqësisë.

-Advertisement-

“Kjo shifër është më e lartë se norma e refuzimit të 1% të dërgesave nga pjesa tjetër e botës,” shtoi ajo. /TCH

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy