Lajme

Zjarri në Londër, zbulohet shkaku i djegies së kullës 24-katëshe

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 23 June 2017

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se tashmë kanë shkakun zyrtar të zjarrit në kullën prej 24 kate në Londër.
“Zjarri në kullën Grenfell në Londër erdhi nga zjarri që shpërtheu në një frigorifer, ndërkohë qe masat e sigurisë rezultuan te ishin tërësisht te dështuara”, deklaruan autoritetet.

Zjarri në kompleksin e banimit mori jetën 30 personave, ndërkohë 79 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Nga ana tjetër policia ka deklaruar se izolimi i ndërtesës ishte gjithashtu një dështim, duke lejuar që zjarri ta përfshinte të gjithë ndërtesën brenda një kohe të shkurtër.

-Advertisement-

Gjithashtu autoritetet kanë shtuar se pas zbulimit të këtyre të dhënave do të marri në konsideratë nisjen e hetimeve me akuzat për vrasje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera