⚽️ Zyrtare: Atletico Madrid nënshkruan me futbollistin shqiptar (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 23 Qershor 2017
Keidi Bare dëshiron që të provojë shanset e tij te skuadra e parë e Atletikos së Madridit, aq më shumë gjatë këtij sezoni kur skuadrës së Simeones i është bllokuar mundësia për të blerë futbollistë gjatë verës.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, futbollisti i Atletikos së Madridit dhe i Kombëtares Shpresa bën me dije se ka nënshkruar një kontratë së fundmi me skuadrën spanjolle, por pas pushimeve do të vendosë përfundimisht të ardhmen.

Ai deklaron se ndihet pjesë e skuadrës së parë, pasi prej një viti stërvitet thuajse rregullisht me të, grumbullohet shumë shpesh si dhe pret që të ketë shansin të tregojë vlerat gjatë sezonit në vijim.

Sa i përket skuadrës kombëtare Shpresa, e nis fjalën me një ndjesë të kërkuar tifozëve për rastet që ka shpërdoruar, ndërkohë që komenton largimin e De Biazit si dhe shpreh aspiratat për Kombëtaren A.

Çfarë do të ndodhë me Kejdi Baren në lidhje me Atletikon e Madridit?
Tani është një periudhë e shkurtër ku të gjithë janë me pushime dhe shumë çështje mbeten disi pezull. Mirëpo, disa ditë përpara pushimeve kemi biseduar dhe do të vendosim shumë shpejt se çfarë do të ndodhë me mua. Kam besim që do të bëjmë zgjedhjen më të mirë të mundshme për të dyja palët.
Mbyllja e merkatos së Atletikos për merkaton në verë, a jua shton shanset për të qenë pjesë e ekipit të parë?
Përafërsisht u bë gati një vit që unë jam pjesë e Atletikos, pra skuadrës së parë dhe vazhdimisht jam bërë pjesë e saj në grumbullime, në stërvitje apo kam qenë i pranishëm edhe në stol për disa takime, përveç debutimit në ndeshjen e Kupës. Gjithsesi, sa i përket lajmit për bllokimin e merkatos, kam besim se kjo gjë më rrit disi shanset për të luajtur duke qenë se jam pjesë e skuadrës.
Cila është dëshira juaj, doni të qëndroni tek Atletiko, apo preferoni më mirë një largim dhe më shumë hapësira?
Dëshira ime është që të luaj dhe që të bëj gjithmonë më të mirën e mundshme. Se ku do ta shpreh këtë dëshirë, ende nuk e di dhe nuk mund ta them me siguri, megjithatë unë shpresoj që ta shpreh këtë dëshirë me Atletikon.
A ju kanë kontaktuar nga klubi pas ndeshjes me Shpresat kuqezi për t’ju thënë që ju kanë ndjekur apo jo?
Po, vetëm se nuk mund të jap detaje. Grupi drejtues i skuadrës sheh të gjitha ndeshjet sepse unë sapo kam firmosur një kontratë të re me Atletikon dhe ata janë shumë të interesuar për paraqitjet e mia.
Çfarë ndjesie ju krijoi himni në ndeshjen e parë kualifikuese si kapiten i Shqipërisë U-21, ndërkohë që ju keni luajtur edhe në stadiume të mëdha, si dhe me ekipin e parë të Atletikos?
Është e vërtetë që në Madrid stadiumi është gjigant dhe me më shumë tifozë sesa në Shqipëri, por është emocion krejt ndryshe dhe i veçantë kur luan për kombin tënd. Të këndosh himnin në prani të tifozëve shqiptarë, ngjall vërtet emocione.
Me Shpresat e nisët me barazim pa gola në kualifikuese, ku për gati 30 minuta luajtët me dhjetë veta…
Ishte vërtet një ndeshje shumë e mirë e ekipit dhe në çdo moment luajtëm për fitore. Megjithatë, ndonjëherë fati nuk është me më të mirin, që besoj se ishim ne në atë 90- minutësh. Në fakt, shpërdoruam shumë raste dhe për këtë kërkojmë ndjesë përpara të gjithë tifozëve që ishin në stadium apo atyre që na kanë ndjekur nga televizioni. Kemi parë çfarë ndihme kanë qenë për Kombëtaren e madhe në rrugëtimin në Europian dhe gjithashtu edhe për ne janë ndihmesë e madhe.
Ju personalisht patët disa raste për shënim. A e kishit menduar ndonjëherë që do të dilnit aq shpesh para portës?
Në fakt, nuk e kisha menduar se do të dilja aq herë përpara portës dhe mendoj se kjo gjë ndikoi pak në rastin e minutave të fundit. Gjithsesi, kam besim se jo vetëm unë, por të gjithë shokët e skuadrës së bashku me stafin do të bëjmë më shumë në ndeshjet e radhës në këto kualifikuese. Jam i bindur që do të marrim mësimet e duhura nga ndeshja e parë.
Për t’u kthyer edhe një herë te Kombëtarja, por këtë herë tek ajo e madhe. A mendoni se jeni gati për Kombëtaren e parë?
Besoj se ka ardhur momenti që të më jepet mundësia të tregoj aftësitë e mia në Kombëtaren e madhe, por gjithçka është në dorën e trajnerit. Tekniku është ai që përzgjedh dhe vendos nëse një futbollist do të afrohet apo jo në ekipin e parë, si dhe për momentin se kur duhet të ndodhë diçka e tillë. Unë shpresoj që ajo ditë të jetë sa më e afërt.
A keni pasur kontakte të drejtpërdrejta me De Biazin dhe çfarë mendoni për largimin e tij?
Jo, unë nuk kam pasur kontakte me De Biazin. Mendoj se ai i ka dhënë shumë Shqipërisë dhe futi mentalitetin e grupit në Kombëtare. Kjo është diçka e vështirë për t’u realizuar. Sipas meje, ai është larguar me kokën lart nga Shqipëria, pavarësisht se ndeshjet e fundit nuk shkuan ashtu siç duhej.

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...


































