Krimet seksuale të luftës – sfidë për prokurorët e Ballkanit
Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 23 June 2017
Prokurorët në ish-Jugosllavi duhet të zhvillojnë politika gjithëpërfshirëse për trajtimin e krimeve me bazë seksuale dhe gjinore për të garantuar drejtësi për viktimat, tha për BIRN zv/prokurorja e Gjykatës së Hagës Michelle Jarvis.
Michelle Jarvis, e cila bashkë-redaktoi një libër me titull “Gjykimi në ICTY i dhunës seksuale gjatë konfliktit” me kryeprokurorin e Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë Serge Brammertz, tha për BIRN në një intervistë se shtetet e ish-Jugosllavisë kanë nevojë për një politikë gjithëpërfshirëse për trajtimin e krimeve seksuale të kohës së luftës, me viktimat në qendër të saj.
Sipas Jarvis, nga një total prej 161 personash të akuzuar nga prokuroria e ICTY, kishte element seksual në 93 raste.
“Për shembull, në disa raste përdhunimi u akuzua si krim përdhunimi, në disa të tjera mund të ketë qenë pjesë e një akuze për persekutim ose përdhunimi mund të ketë qenë pjesë e mjedisit shtrëngues që çoi në krime dëbimi,” shpjegoi ajo.
Ajo tha se libri synonte të ndihmojë profesionistët ligjorë të negociojnë vështirësitë e ndjekjes penale të krimeve të tilla.
“Ne ndjemë se kishte shumë pak burime për hetuesit dhe prokurorët në lidhje me temën e dhunës seksuale gjatë konfliktit, kështu që donim ta ndreqnim këtë,” tha ajo.
“Por, përsa i përket mesazheve të mëdha, ne përqendrohemi shumë në idetë e gabuara që hasëm në lidhje me dhunën seksuale të kohës së konfliktit që nënkupton se këto krimeve jo gjithmonë u jepet përparësia që meritojnë ose që na jap probleme për të lidhur krimet e dhunës seksuale me krime të tjera të dhunshme gjatë konfliktit,” shtoi ajo.
Libri shqyrton gjithashtu strategjitë institucionale, siç është zhvillimi i politikave dhe trajnimi që ndihmon punën e një zyre prokurori me më shumë efikasitet në raste të tilla.
“Ne e mbështesim qëllimin e ndjekjeve penale që kanë në qendër viktimat dhe ilustrojnë se çfarë nënkuptonte kjo në praktikë në çështjet tona në ICTY. Ne eksplorojmë mënyrën se si duhet të kontekstualizojmë krimet e dhunës seksuale gjatë në konfliktin më të gjerë për t’u siguruar që të përshkruajmë saktësisht dëmin që u shkaktohet viktimave dhe të shpallim përgjegjës një sërë autorësh krimesh, përfshirë në raste të caktuara, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe politikë,” shpjegoi ajo.
Disa nga vendimet kyç të ICTY-së lidheshin me dhunën seksuale. Jarvis citoi gjykimet në rastet e ish-policit ushtarak serb të Bosnjës Dragoljub Kunaraç dhe ish-politikanit serb të Bosnjës Milomir Stakiq.
Kunarac u dënua me 28 vjet burg për skllavërim, përdhunim dhe abuzim të grave dhe vajzave në Foça gjatë luftës, dhe Jarvis shpjegoi se kjo çështje ishte e para që u fokusua ekskluzivisht në dhunën seksuale gjatë konfliktit.
Ndërkohë në rastin e Stakiqit, gjykata e dënoi të pandehurin me 40 vjet burg për krime lufte në Prijedor dhe pranoi se dhuna seksuale ishte pjesë e një plani të përbashkët kriminal për të dëbuar popullsinë e shënjestruar të Prijedorit duke përdorur çdo mënyrë të mundshme.
“Kjo është një shenjë e rëndësishme që na tregon rolin strategjik që pati dhuna seksuale në konflikt dhe faktin që zyrtarë të lartë që nuk kanë kryer fizikisht përdhunimet mund të mbahen përgjegjës,” shpjegoi Jarvis.
Mësime për prokurorët e Ballkanit
Sipas Jarvis, prokuroria boshnjake deri më tani ka trajtuar 174 raste të cilat përfshiheshin akuza për dhunë seksuale, përfshirë 58 raste aktuale, nga një total prej 675 rastesh.
“Unë mendoj se ashtu si të gjithë ne që punojmë në nivel ndërkombëtar, prokurorët në Bosnjë dhe vende të tjera në rajon përballen me sfida të mëdha në përcaktimin e përgjegjësisë për dhunën seksuale të lidhur me konfliktin,” tha ajo.
“Disa nga sfidat janë shumë të ngjashme me ato që u përballëm ne në ICTY dhe disa prej tyre marrin dimensione të tjera në kontekstin lokal. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jemi të ndërgjegjshëm për sfidat dhe të angazhohemi t’i kapërcejmë ato. Nëse i qasemi punës tonë me këtë qëndrim, atëherë çdo gjë është e mundur. Shoh shumë shenja inkurajuese progresi,” shtoi ajo.
Një raport i OSBE-së i publikuar të mërkurën thoshte se sistemin gjyqësor boshnjak ka bërë më shumë përpjekje për të ndjekur penalisht raste të dhunës seksuale të kohës së luftës gjatë tre viteve të fundit.
Nga viti 2014 deri në vitin 2016, në rreth një të tretën e rasteve të krimeve të luftës në gjykatat boshnjake përfshihej dhunë seksuale, në krahasim me vetëm çerekun e çështjeve në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2013, thuhej në raport.
Megjithatë, shumë viktima të dhunës seksuale të kohës së luftës kërkojnë ende drejtësi edhe më shumë se dy dekada pas konfliktit, paralajmëroi ai.
Jarvis tha se libri që ajo dhe Brammertz redaktoi ishte përkthyer pjesërisht në gjuhën boshnjake për të ndihmuar prokurorët vendas.
“Ne donim që njohuritë tona praktike dhe teknike të jenë të arritshme për aktorët e drejtësisë penale në Bosnje dhe vende të tjera të rajonit të cilët tani po kryejnë procesin e përcaktimit të përgjegjësisë për krimet e dhunës seksuale gjatë konfliktit,” shpjegoi ajo.
“Si një masë konkrete që lind nga libri, ne kemi ngritur Rrjetin e Ndjekjes Penale të Dhunës Seksuale të Kohës së Konfliktit nëpërmjet Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve. Qëllimi ynë është ta përdorim Rrjetin si një mënyrë për të kanalizuar ekspertizën tonë në rritje globale nga juridiksionet përreth botës në ndjekjet e ardhshme penale që kanë lidhje me dhunën seksuale gjatë konfliktit,” shtoi ajo.
Përkthimi ishte gjithashtu një mënyrë për të nderuar viktimat që vuajtën gjatë luftës në Bosnjë.
“Ne donim që viktimat e dhunës seksuale që morën guximin dhe dolën të jepnin deklarata për zyrën tonë ose që dëshmuan nëpër çështje të shikonin se si kanë ndihmuar në formësimin e një ndërgjegjësimi të ri global në dhunën seksuale gjatë konfliktit,” tha ajo.
“Shumë prej tyre dëshmuan jo vetëm një herë, por disa herë, pavarësisht vështirësisë së madhe që donte kjo. Shumë shpesh, ata shprehen mendimin se donin të kontribuonin në një botë ku askush tjetër nuk do të duhej të kalonte atë që kaluan ata. Shpresojmë që ata të mund të shohin në faqet e librit tonë se sa shumë kontribut kanë dhënë vetëm duke e bërë këtë,” shtoi ajo.
Jarvis vuri gjithashtu në dukje se hetimet e dhunës seksuale janë të vështira për prokurorët.
“Mendoj se është shumë e vështirë për këdo që punon në rastet e krimeve të luftës të mos ndikohet thellësish nga puna që bëjmë,” tha ajo.
“Kemi para se rastet e dhunës seksuale mund të jenë një barrë e rëndë për shkak të shkallës së traumës së shkaktuar ndaj viktimave dhe ankthin që mund të shkaktohet nga reagimet negative ndaj viktimave nga familjet dhe komunitetet”
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...