Ismet Beqiri komenton deklaratën e Lutfi Hazirit rreth kandidatëve për Prishtinën
Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 22 June 2017
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri e ka komentuar deklaratën e kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, i cili tha se nuk ka emër dhe as kandidat për komuna, të caktuara nga radhët e LDK’së dhe se të gjitha propozimet janë individuale.
Beqiri ka thënë të enjten për Express se të gjithë i dinë procedurat se si shkon deri të përzgjedhja e kandidatëve për kryetar komunash.
Ai tha se nuk ka asnjë kundërshti nga qëndrimet dhe nga ato që ka thënë Haziri, pasi vendimet, siç u shpreh ai i marrin organet e partisë.
“Mos te manipulohet nga askush me deklaratën time në Klan Kosova. Z.Haziri ka thënë që LDK nuk ka propozuar asnjë Kandidat për Kryetar Komune, kjo është e vërtetë. Unë mbrëmë kam thënë qartë se nëse do të jam kandidat për Prishtinë, besoj dhe jam i bindur që do t’i fitojmë zgjedhjet, prapa kësaj deklarate qëndroj edhe sot dhe në të ardhmen”, ka theksuar Beqiri për Express.
Sidoqoftë zyrtari i LDK’së Ismet Beqiri ka pranuar dje, se tash e një kohë ka kërkesa nga strukturat dhe qytetarët që të jetë kandidat për të parin e Prishtinës, por vlerëson se propozimet i bëjnë degët, e pastaj Kryesia dhe Këshilli i partisë vendos për këtë.
“Unë si Sekretar i përgjithshëm i LDK’së i di procedurat, këtu nuk kemi asnjë kundërshti në qëndrime me z.Haziri. Degët bëjnë propozimet pastaj Kryesia e LDK dhe KP vendosin. Mendimet as unë as z.Haziri nuk duam as nuk mundemi me ua ndaluar askujt t’i thonë, e vendimet i marrin organet e partisë”, ka sqaruar Beqiri.
Ndërkaq, kujtojmë se zgjedhjet lokale për kryetar Komunash është vendosur të mbahen më 22 tetor, datë të cilën e bëri zyrtare Presidenti Thaçi në konsultime me subjektet politike.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...































