Apel që të mos përdoret kjo pajisje kuzhine sepse tashmë është raportuar vdekja e parë si pasojë e saj (Video)
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 22 June 2017
Rebecca Burger ishte e famshme për këshillat e saj mbi stilin e jetesës dhe udhëtimet që zhvillonte. 33-vjeçarja kishte mbi 50 000 fansë në Facebook dhe 154 000 ndjekës në Instagram.
Lajmin e vdekjes së saj e dhanë familjarët, të cilët përdorën rrjetet sociale për të paralajmëruar publikun mbi rrezikun e pajisjes mjaft popullore, shkruan Top Channel.
Bombola i shpërtheu blogeres në kraharor. Raportet në median franceze tregojnë se ajo ndërroi jetë nga një atak në zemër, që erdhi si pasojë e incidentit. Njëri prej familjarëve të adhurueses së fitnesit i këshilloi njerëzit në Instagram të mos e përdorin bombolën e kremit, duke theksuar se në qarkullim janë me mijëra të tilla me defekte të ngjashme. Pajisja e përdorur nga Burger injekton gaz në një enë metalike duke e mbajtur atë nën një presion tejet të lartë.
Një grup francez në mbrojtje të konsumatorit ka paralajmëruar prej vitesh mbi rrezikun e pjesëve difektoze bashkuese të kapsulave të gazit. Edhe pse deri më tani ato nuk kishin shkaktuar vdekje, raste dëmtimesh janë raportuar edhe më parë, e në njërin prej tyre përdoruesi humbi njërin sy.
Në vitin 2013, një viktimë e plasjes së një bombole të ngjashme i tha radios RTL se nga shpërthimi kishte thyer 6 brinjë dhe dërrasën e kraharorit, ndërsa në spital e patën sqaruar se po ta kishte pajisjen të drejtuar nga zemra, do të kishte vdekur në vend.
Të tjera
-
Sanksionet e reja amerikane, rusët krijojnë radhë të gjata para bankave
Panik në Rusi pas lajmeve për sanksione të reja amerikane kundër ekonomisë ru...
-
Kurti nis mbledhjen e Qeverisë duke njoftuar për takimin me Walker: Njeri i jashtëzakonshëm, mik i madh i Kosovës
Kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka njo...
-
Bislimi për Planin e Rritjes së BE-së: Është gabim të thuhet se lidhet me masat
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në raportimin e tij të sotëm n...
-
Walker pritet nga Kurti: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, është pritur nga kryeministri i Kos...
-
Mbi 3 mijë lindje nga janari në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga 1 ...
-
Tre persona kapen me dro gé për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre ishin duke shitur
Tre raste të posedimit të substancave narkotike janë raportuar në Kosovë për ...
-
Bislimi: Kam informacione se do të rekomandohet heqja e masave të BE-së
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi më raportimin e tij në Komisio...
-
Katër kosovarë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin me Serbinë
Një veturë me targa të Serbisë u ndalua nga Policia e Kosovës në Leposaviq, e...
-
Franca synon majat e inteligjencës artificiale
Franca është në rrugë të mbarë për tërheqjen e investimeve në teknologjinë e ...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1745 g...
-
Si në filma: Dilleri prishtinas kapet mat me dro gé tenton të ikë dhe godet veturën e policisë
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë pasi gjatë kontrol...
-
Gὁditet nga traktori një person në Rahovec, ndërron jetë në Spital
Ka vdekur një person pasi është goditur nga një traktor në Rahovec. Sipas ...