Ministria e FSK-së bënë lëshime në dy tenderë
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 22 June 2017
Ministria Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndonëse është ndër ministritë që kanë buxhet të madh, në masë të madhe është treguar e kujdesshme në mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve.
Zyra Kombëtare e Auditimit, megjithatë edhe në këtë ministri i ka gjetur dy raste kur nuk janë respektuar procedurat si duhet, shkruan AktivPress.
Rasti i parë ka të bëjë me vlerësimin e një tenderi.
Audituesit thonë se është bërë me vonesë.
“Në lëndën ‘Furnizim me material ndërtimor dhe pajisje për mirëmbajtje te objekteve të infrastrukturës përcjellëse të FSK-së’-Lot II, procesi i hapjes së tenderit është bërë më datë 15.04.2016, ndërsa procesi i vlerësimit i filluar me datë 21.04.2016, ka përfunduar me datë 21.06.2016, apo me 30 ditë vonesë”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Vonesat në zhvillimin e procedurave të vlerësimit, sipas audituesve, rrisin rrezikun për mos arritjen e objektivave të organizatës.
“Vonesat në realizimin e projekteve gjithashtu mund të rezultojnë në rritjen e obligimeve në fund të vitit, të cilat mund të jenë barrë për buxhetin e vitit vijues”, thuhet në raport.
Rasti tjetër ka të bëjë me planifikimin jo të mirë të buxhetit për aktivitetin e prokurimit.
“Në lëndën “Furnizim me pajisje për çminim për nevojat e FSK-së” Lot II, planifikimi për ketë kontratë ishte 50,000€, ndërsa kontrata është nënshkruar me vlerë 98,856€, ose për afro 100% me e lartë. Lidhur me këtë nuk janë respektuar procedurat e ligjit të buxhetit”, thuhet në raport.
Përgjithësisht MFSK del se ka shënuar progres në zbatimin rekomandimeve që i ishin dhënë nga ZKA, shkruan AktivPress.
“Raporti ynë i auditimit për PVF-të e vitit 2015, ka rezultuar me pesë rekomandime. MFSK ka përgatitur një Plan Veprimi për të siguruar se të gjitha rekomandimet zbatohen brenda periudhës së specifikuar. Deri në fund të auditimit tonë për vitin 2016, tri rekomandime janë zbatuar plotësisht, përderisa dy janë në proces të zbatimit”, thuhet në raport.
Ajo që bie në sy, është se MFSK-së i është zvogëluar buxheti gjatë vitit.
Kështu, buxheti final për paga dhe mëditje në raport me buxhetin fillestar është zvogëluar për 596,673€.
Kjo, thuhet se ka ndodhur si rezultat i mos rekrutimit të stafit të lejuar për vitin 2016.
Edhe buxheti final për mallra dhe shërbime në raport me buxhetin fillestar është zvogëluar për 772,139€ (me rishikim është zvogëluar për 336,870€, ndërsa në atë final për 435,269€).
Zvogëlim të buxhetit ka pasur edhe në linjen e investimeve kapitale.
Në këtë kategori, buxheti final në raport me buxhetin fillestar është zvogëluar për 3,867,768€./AktivPress
Të tjera
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...