Lajme

Në Manastir organizohet Ditë e hapur për refugjatët, personat e zhvendosur dhe grupet e pakicave

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 22 June 2017

Në kuadër të projektit ”Integrimi lokal i refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe grupet e pakicave”, e mbështetur nga BE-ja, në Manastir do të organizohet Ditë e Hapur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Sipas AIM-së, ndër tjerash, projekti ka për qëllim të forcojë kapacitetet e administratës shtetërore, në nivel kombëtar, dhe atë lokal në komunat e Berovës, Manastirit, Vinicës, Gostivarit, Dellçevës, Koçanit, Kumanovës, prilepit, Tetovës, Çairit, Shtipit dhe Shuto Orizares, për mbështetje më të suksesshme të proceseve lokale të integrimit dhe përfshirjes së romëve, romëve refugjatë dhe personave të zhvendosur brenda.

-Advertisement-

Pjesëtarëve të bashkësisë rome do t’u ofrohet mundësi të realizojnë kontakt të drejtpërdrejtë, të pyesin për problemet e tyre, ose të kërkojnë këshilla nga përfaqësuesit e institucioneve.

Aktiviteti organizohet nga OJQ Suman nga Manastirit./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera