KFOR-i nga 55 mijë ushtarë është reduktuar në 4.5 mijë ushtarë
Autori: Gazeta inFokus
07:55 | 22 June 2017
Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe sfidat që kanë përfshirë Ballkanin Perëndimor ishin në qendër të fjalimit të mbajtur nga komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo, gjatë “Sesionit të përbashkët të Komitetit të Parlamentit Europian për Punë të Jashtme (AFET) dhe Nënkomitetit të tij për Siguri dhe Mbrojtje (SEDE)” më herët gjatë ditës së sotme.
Në takimin e mbajtur sot në mëngjes në Bruksel, komandanti i KFOR-it theksoi bashkëpunimin vendimtar ndërmjet NATO-s dhe BE-së si një kusht thelbësor për të arritur stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe rolin e rëndësishëm që luan KFOR-i si një garantues i paanshëm i sigurisë.
\”Ekziston një bashkëpunim veçanërisht i fortë dhe efektiv ndërmjet KFOR-it dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare – tha komandanti i KFOR-it.
\”Puna kryesore e KFOR-it është ofrimi i sigurisë në Kosovë dhe në këtë mënyrë, të projektojë stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Së bashku me Bashkimin Evropian, bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet vendore ne punojmë për ta bërë këtë të mundshme\”, theksoi Fungo.
Qëndrimi sigurues i KFOR-it, veprimet parandaluese nga të gjithë aktorët e sigurisë, duke përfshirë EULEX-in dhe përpjekjet për ndërmjetësim të udhëhequra nga bashkësia ndërkombëtare, BE dhe NATO kryesisht, janë sipas tij të gjitha elementet e kësaj qasjeje gjithëpërfshirëse që synon nxitjen e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë dhe më gjerë.
\”Prandaj, normalizimi është fjala kryesore dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mjeti kryesor. Bashkimi Europian është kyç në mbajtjen e dialogut të gjallë dhe në përparim, dhe KFOR-i është plotësisht mbështetës në këtë drejtim. Uniteti i qëllimit të NATO-s dhe BE-së është një parakusht themelor për normalizimin dhe stabilitetin në të gjithë rajonin\”.
Lidhur me rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë – për Kosovën dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor – komandanti i KFOR-it rikujton që KFOR-i, përgjatë viteve të fundit, ka garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurtë, si dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në përputhje të plotë me mandatin e OKB-së që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit.
\”Në vitin 1999 forca e KFOR-it kishte rreth 55 mijë ushtarë – kujton komandanti i KFOR-it. Sot, pas disa rishikimeve të misionit dhe detyrave të KFOR-it, trupat e autorizuara nga NATO janë rreth 4.5 mijë. 29 kombe aktualisht kontribuojnë në kuadër të KFOR-it: 21 vende anëtare të NATO-s dhe 8 vende jo-anëtare të NATO-s.\”
\”Misioni fillestar, siç parashihet në Rezolutën 1244, ishte krijimi i një mjedisi të qetë e të sigurtë dhe ofrimi i lirisë së lëvizjes për të gjithë në Kosovë. Progresi në fushën e sigurisë dhe ngritja e forcave vendore të sigurisë kanë bërë që misioni i KFOR-it të zhvillohet në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë dhe përfundimisht në kontributin ndaj tij.\”
\”Sot në Kosovë KFOR është i ashtuquajturi përgjegjësi i tretë i sigurisë. KFOR-i vazhdon të veprojë si garantues i paanshëm i sigurisë – theksoi komandanti i KFOR-it – duke qenë neutral ndaj statusit të institucioneve në Kosovë. KFOR-i ende ofron siguri të drejtpërdrejtë në një vend, përkatësisht manastirin në Deçan. Gjendja e sigurisë vlerësohet vazhdimisht.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































