Tregimi i frikshëm i jetës sime! Thirrja e një 12 vjeçari kundër “Balenës blu”
Autori: Gazeta inFokus
08:20 | 21 June 2017
Apollon Morina, një i ri nga Prishtina ka shkruar një letër ku ai shpreh friken me te madhe të jetës së tij “Balena Blu”.
“Ka shumë gjëra që nuk mund ti kuptojë në këtë jetë dhe që ndoshta nuk do ti kuptojë sa të jem gjallë.
Si p.sh. pse njerëzit krijojnë lojëra të rrezikshme, që jo vetëm na shkaktojnë stres, nxisin mosmarrëveshje, keqtrajtime, lëndime, e deri tek loja e fundit e frikshme, që po i shtyn fëmijët drejt vdekjes mizore. Ne fëmijët nuk u kemi asgjë borxh atyre.
Këtë muajin e fundit sa herë që dalë jashtë të takohemi me shokë, të gjithë fëmijët i dëgjoj duke folur për një lojë të rrezikshme që quhet “Balena blu” (angl. “Blue Whale Game”) ose më saktë njihet me emrin loja vetëvrasëse, kurse në shqip njihet edhe si loja “Balena e kaltërt”. Kjo lojë i shtynë fëmijët që të bëjnë edhe vetëvrasje duke i kërcënuar se do t’ia vrasin familjen, duke ju thënë se e dinë ku banon fëmija me familje.
Kështu këta i frikësojnë aq shumë adoleshentët dhe fëmijët duke i shtyrë që ti bëjnë 50 “misionet” e përgatitura nga ata (programuesit e lojës, shtytësit janë administratorët e saj). Që nga misioni i parë, fillojnë me shantazhin se nëse tërhiqet lojtari nga loja, ata do ti hakmerren ndaj familjes duke i bërë keq deri në vrasje, dhe dalëngadalë misionet zhvillohen shkallë shkallë duke i shtyrë që ata ta lëndojnë veten me thikë, armë etj.
Ata i detyrojnë që me thikë të shkruajnë në dorë, krahë, gjërat e caktuara, ashtu si ata i urdhërojnë, si (tatunë) vizatimin e balenës, zgjimin nga gjumi në kohë të ndryshme, atëherë kur je duke bërë gjumin më të mirë apo kur je i lodhur më së shumti, nga këtu të kërkojnë të shikosh filma horror, edhe në ora 4 të mëngjesit, që t’i mësojnë fëmijët me lëndimin dhe vrasjen, duke i motivuar që të sillen ashtu, duke lënduar njerëz të tjerë, familjarë, shoqërinë etj, dhe që këto ti bëjnë gjatë natës. Po ashtu edhe i nxisin fëmijët ta gjuajnë veten me revole, në këmbë ose dorë, dhe ata që arrijnë në fund të lojës i detyron që të hidhen nga një ndërtesë e lartë për të përfunduar ‘misionet’.
Unë për veten time kam filluar të kem frikë, si dhe shumica e fëmijëve në moshën time, e edhe ata shumë më të rinjë. Ata pyesin vazhdimisht për këtë lojë, dhe duan të dinë si të mbrohen, si ta harrojnë, dhe si të jenë sa më larg prej saj.
Frika është aq e madhe, dhe është përhapur kudo, sa një ditë as unë dhe prindërit nuk mund ta qetësonim, dhe t’ia largonim frikën motrës sime.
Aq sa ka frikë për vete, motra ime O., e cila ende si ka mbushur 8 vjet, gjatë gjithë kohës më thotë edhe mua mos e luaj këtë lojë, dukshëm e shqetësuar. Dhe sapo vjen nga shkolla ajo sjellë edhe një apo dy tregime të reja, të treguara me frikë dhe me fantazi, si psh., se një shoqe e saj, me të cilën udhëton me kombi për në shkollë, u kishte thënë shoqeve se ajo tashmë e luan këtë lojë, duke i bërë kureshtarë fëmijët tjerë, por edhe më të frikësuar…!
Kjo lojë ka sjellë në botë një panikë të paimagjinueshme te njerëzit, të rriturit dhe te fëmijët. Sapo dëgjuam për këtë lojë unë mora masa së bashku me prindërit e mi, dhe i kam mbyllur rrjetet sociale, sepse kanë frikë se unë mos e luaj këtë lojë dhe nuk kanë dëshirë që unë të mashtrohem, lëndohem apo aq më pak të më ndodhë edhe ndonjë gjë shumë më e keqe.
Ndoshta këta nerëz që kanë krijuar këtë lojë janë të sëmurë m
endërisht ose kanë pasur probleme me shoqërinë ose i ka keqtrajtuar ndokush në fëmijëri dhe këta mendojnë se në qoftë se vrasin fëmijë mund ti hakmerren atij, mizori.
Unë nuk dua që të ketë këso njerëz në jetët tona ose në botën që ne (njerëzimi) arritëm ta ndërtonim me mund.
Thjesht unë nuk mund ta paramendojë një fëmijë duke hipur në lartësi, dhe që nga atje të kërcejë, sepse një i sëmurë apo disa i urdhërojnë të kërcejnë nga atje, për një vdekje të papritur, të parakoshme e tragjike.
E çfarë kuptimi ka kjo jetë, me këta njerëz të sëmurë (psikopatë)?! Bota jonë siç e njohim ne nuk do të ishte interesante dhe admiruese me këto lojëra që vrasin, prandaj ne duhet të luftojmë e ti kalojmë këto probleme të dhembshme e pikëlluese” ka shkruar Apolloni.


T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...




























