Kosova ashpërson masat kundër lojës Balena Blu
Autori: Gazeta inFokus
15:40 | 20 June 2017
Autoritetet e rendit thonë se në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të të rinjve që kanë rënë pre e, siç thuhet, lojës “Balena Blu”. Një nga rastet është raportuar një adoleshent me gërvishtje.
“Balena Blu” e cila zhvillohet ‘online’, përmes internetit, kryesisht synon të vë në shënjestër të rinjtë duke provuar që t’i shtyjë ata në vetëvrasje.
Loja fillimisht u përhap në rrjetet sociale në Rusi, por kohët e fundit ka nisur të përhapet edhe në Evropë.
Loja nis me një ftesë në rrjetet sociale, e cila u dërgohet atyre që duan të marrin pjesë.
Për një ftesë të këtillë flet edhe një i ri me inicialet T.G., 16 vjeç, nga Prizreni.
“Kam marrë ftesë nga loja ‘Balena Blu’, në rrjetet sociale, por nuk e kam pranuar. Unë kam qenë i informuar për rrezikun që ka kjo lojë. Përmes mediave kam marrë informata. Nuk kam pranuar të luaj, dhe nuk e kam lajmëruar policinë”, ka thënë T.G.
Megjithatë, në platformat e rrjeteve sociale në Kosovë janë përhapur edhe lojëra të rreme, me emër të njëjtë.
Dardan Hasku, menaxher i rrjeteve sociale, tha për Radion Evropa e Lirë se i kanë raportuar shumë raste të ftesave të rreme.
“Kam filluar të hulumtoj nëse ka profil ‘Balena Blu’. Sidomos në Instagram, e që mendoj që adoleshentët e përdorin më shumë sesa rrjetin Facebook. Kanë qenë me dhjetëra të tilla”.
“Kjo lojë ka nis të përhapet si virus në shtete tjera, dhe këto shtete i kanë devijuar rregullat e lojës dhe i kanë përshtatur. Andaj edhe në Kosovë disa entuziastë pa e pasur idenë se çka po bëjnë, kanë filluar të hapin profile ku kanë postuar fotografi të gërvishtjeve në trup, pastaj qindra kërkesa për mesazhe se si të luajnë me këtë lojë”, thotë Hasku.
“Fëmijët kanë filluar prej kureshtjes të luajnë, edhe pse unë besoj që nuk e kishin çuar lojën deri në fund, pra deri tek vetëvrasja, por kanë dashur t’i detyrojnë fëmijët ta gërvishtin veten”, thekson ai.
Si rezultat i hulumtimit, nënvizon Hasku, duke i raportuar faqet false të lojës ‘’Balena Blu’’ janë mbyllur dhjetëra sosh.
“Kjo ka ndodhur në Kosovë, dhe unë i kam raportuar me dhjetëra të tilla, dhe si rezultat ato janë mbyllur. Unë të gjitha i kam ruajtur duke i dokumentuar me foto”, shprehet Hasku.
Por çka thonë psikologët lidhur me pasojat e lojës ‘’Balena e kaltër” apo “Blu”?
Besnik Peci, psikolog, thotë se më së shumti dëmtohen fëmijët që nuk kanë stabilitet emocional.
“Në raport me numrin e të rinjve sa kemi ne raste në Kosovë, pra 6 raste të identifikuara, mendoj se ka shumë raste të tjera në proces. Por, Policia si e vetme nuk mund t’i identifikojë rastet pa bashkëpunimin e prindërve apo kujdestarëve të fëmijëve”, thotë Peci.
Autoritetet e rendit, lidhur me lojën e quajtur ‘’Balena Blu’’, u kanë bërë thirrje prindërve që t’i mbrojnë fëmijët e tyre duke ua pamundësuar qasjen në këtë lojë të rrezikshme.
Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se Policia ka lëshuar një informacion për qytetarët, duke iu referuar prindërve, por edhe qytetarëve në përgjithësi që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos bien pre e lojës së shfaqur.
“Po flasim në bazë të informacioneve publike, mbi 130 fëmijë kanë bërë vetëvrasje në Rusi, si pasojë e inkuadrimit të fëmijëve në këtë lojë. Me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie, kemi dalë më komunikatë për sqarim se çka është kjo lojë dhe kemi informuar prindërit se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre”.
“Më pas janë raportuar 6 raste që kanë të bëjnë me fëmijë dhe të rinj që kanë rënë pre e kësaj loje. Nuk dihet ende nëse ka edhe raste të tjera”, thotë Kelani.
Megjithatë, numri prej 130 vetëvrasjesh në emër të kësaj loje, nuk është informacion i konfirmuar edhe zyrtarisht.
Krijuesit dhe administruesit e kësaj loje, janë duke u ndjekur penalisht nëpër vende të ndryshme të botës. Nga aspekti i administrimit me këtë lojë, në Kosovë nuk është shënuar ndonjë rast i arrestimit të ndonjë personi.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...

































