Auditori kërkon të ndalen pagesat për provime, po dëmtohet UP’ja
Autori: Gazeta inFokus
13:53 | 20 June 2017
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se profesorët e Universitetit të Prishtinës paguhet pa nevojë për paraqitjen e provimeve për kokë studenti, qoftë në baçelor apo master.
Në bazë të Rregullores për të ardhurat personale në UP, e nxjerrë prill të vitit 2012, parasheh kompensimet e profesorëve për çdo student të nivelit baçelor që paraqitet në provim, në lartësinë prej 0.60€ dhe për çdo student të nivelit master që paraqitet në provim, në lartësinë 3€.
Por sipas udhëzimeve aktuale në fuqi, studentët e nivelit baçelor nuk paguajnë fare për paraqitje të provimit, dhe studentët në nivelin master për çdo provim të paraqitur paguajnë nga 2.5€.
Sipas Auditorit, kjo do të thotë se të hyrat e siguruara nga paraqitja e provimeve nuk i mbulojnë shpenzimet për kompensimin e profesorëve.
Përveç kësaj, thotë Auditori, mbajtja e provimeve do të duhej të jetë pjesë e pandashme e detyrave të punës për të cilën profesorët e marrin pagën bazë dhe eventualisht honorarët.
Marrë parasysh këtë gjendje, Auditori thotë se rreziku qëndron në atë se “Kompensimi i profesorëve për provime shkakton kosto të panevojshme për UP-në dhe mund të sjellë vështirësi financiare”.
“Kjo mund të dëshmohet edhe me gjendjen e vazhdueshme të obligimeve të papaguara dhe detyrimeve kontingjente”, thuhet në raportin e Auditimit, shkruan Insajderi.
Zyra Kombëtare e Auditimit i rekomandon rektorit të UP-së dhe Këshillit Drejtues që të shikojnë mundësitë rreth rishikimit të rregullores së lartcekur, në mënyrë që ajo të përshtatet me rrethanat aktuale dhe me mundësitë buxhetore.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...


































