Lajme

Ja sa vite burg rrezikon për trafik droge nipi i Enver Hoxhës

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 20 June 2017

Prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtor të dënimit me burg për të gjithë të pandehurit e dosjes “Xibraka” ku mes tyre është edhe nipi i diktatorit Hoxha.

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 13 vjet për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Hoxha ndërsa në total janë kërkuar 126 vjet burg për të akuzuarit.

Pretenca, ja sa vite burg:

-Advertisement-

Ermal Hoxha 13 vjet burg

Ilir Hyseni 14 vjet burg

Genci Xhixha 15 vjet burg

Arjan Dalipi 13 vjet burg

Cesar Avilla (kolumbian) 14 vjet burg

Valter Moreno (kolumbian) 14 vjet burg

Sajmir Batku 15 vjet burg

Gentian Gjonaj 14 vjet burg

Klement Dalipi 14 vjet burg

Mes 9 të arrestuarve është edhe edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, akuzuar për “Trafik droge” dhe pjesë e “grupit të strukturuar kriminal”.

Nipi i Enver Hoxhës u arrestua pasi më parë ishte filmuar nga agjentët e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.

Ai kishte vizituar vendin ku përpunohej pluhuri i bardhë dhe kjo e ka implikuar. Në shtëpinë e vjehrrit në Durrës, u gjendur edhe automjeti i tij tip “Volvo” me ngjyrë blu, e cili iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga ana e specialistëve të antidrogës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera