Lajme

Washingtoni kërkon të rivendosë komunikimin ushtarak me Moskën në Siri

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 20 June 2017

SHBA-ja, në krye të koalicionit antixhihadist, theksoi se kërkon të rivendosë me Rusinë kanalin e komunikimit ushtarak në Siri, që Moska njoftoi ndërprerjen pas shkatërrimit të një avioni sirian nga një amerikan.

Ky kanal ka funksionuar shumë mirë tetë muajt e fundit dhe do të punojmë në orët në vijim në aspektin diplomatik dhe ushtarak për të rivendosur këto komunikime mes shtabeve të përgjithshme ruse dhe amerikane në Lindjen e Mesme, theksoi sot shefi amerikan i shtabit të përgjithshëm të forcave të përbashkëta, gjenerali Joe Dunford.

E implikuar ushtarakisht në krahë të regjimit sirian të Bashar Al Asadit, Moska njoftoi dje pezullimin e kanalit të komunikimit me SHBA-në për parandalimin e incidenteve ajrore në Siri, duke akuzuar Uashingtonin se nuk paralajmëroi ushtrinë ruse se do të rrëzonte avionin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera