‘Trimat’ e ISIS’it, kanë frikë nga izraelitët (Video)
Autori: Gazeta inFokus
09:22 | 20 June 2017
Luftëtarët e ISIS-it, të kthyer në sinonimin e dhunës dhe brutalitetit, kanë kërkuar ndjesë pas ndërmarrjes së një sulmi ndaj ushtarëve izraelitë.
Ish-ministri i Brendshëm i shtetit hebre, Moshe Ya’alon i është referuar në pohimet e tij një incidenti të ndodhur në muajin nëntor në lartësitë Golan, ku një grup i lidhur me Shtetin Islamik pati një shkëmbim zjarri me forcat izraelite.
“Kemi pasur një rast tani së fundi, kur militantët e DAESH, – tha Ya’alon duke iu referuar Shtetit Islamik, – shtinë mbi ne e pastaj kërkuan të falur”, transmeton gazetametro.net.
Komentet e tij, ish-zyrtari i lartë i bëri gjatë një interviste të fokusuar te politika e Izraelit në raport me Sirinë. Beteja me armë zjarri ka zgjatur shumë pak, sepse ushtria izraelite nuk ka ngurruar të përdorë avionët luftarakë dhe tanket kundër grupit xhihadist sirian, Khalid ibn al-Ëalid, duke vrarë 4 ndjekës të tij.
Kjo ka qenë përplasja e parë e drejtpërdrejtë mes forcave hebreje dhe militantëve të ISIS-it. Ekstremistët hapën zjarr mbi një patrullë ushtarake në anën izraelite të rrafshnaltës së gurtë në jugperëndim të Sirisë, një pjesë e së cilës u aneksua nga Izraeli pas luftës 6-ditore të vitit 1967, lëvizje kjo që komuniteti ndërkombëtar nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht.
Sipas korrespondentëve të huaj, që kanë mundur të hyjnë në territoret e ISIS-it, Izraeli është i vetmi shtet në botë, të cilit grupi xhihadist ia ka frikën, sepse konsideron që ka një ushtri tepër të fortë e ai nuk e përballon dot.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































