Askush nuk e di se kur do të hapet ura
Autori: Gazeta inFokus
08:46 | 20 June 2017
Në maj i është përfunduar kontrata kompanisë së kontraktuar nga BE-ja për revitalizimin e urës së Ibrit, një projekt i financuar nga BE-ja. Punët në ndërtimin e zonës së këmbësorëve dhe në revitalizimin e urës në pjesën veriore janë ndërprerë pas një urdhri të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Ura kryesore e lumit Ibër në Mitrovicë, e cila prej përfundimit të luftës ishte barrikaduar, fillimisht me njerëz të vendosur nga të ashtuquajturat “Roja të Urës” e pastaj edhe me barrikadë zhavorr të përforcuar me beton e me barrikadë të gjelbër të emërtuar nga serbët si “Parku i Paqes”, që ka simbolizuar ndarjen e qytetit në veri dhe në jug, nuk dihet saktësisht se kur do të hapet për qarkullimin e automjeteve dhe të njerëzve.
Projekti i BE-së për revitalizimin e urës është zbatuar vetëm pjesërisht, pasi që në pjesën jugore janë kryer të gjitha punët, ndërsa në pjesën veriore nuk punohet fare, për shkak të obstruksioneve të autoriteteve komunale të Mitrovicës së Veriut, të cilat prej fillimit janë përpjekur të gjejnë shkaqe për t’i ndërprerë punimet, shkruan “Zëri”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, duke u arsyetuar me disa incidente që kanë ndodhur tek ura të shumtën në pjesën veriore, pati urdhëruar ndërprerjen e punimeve menjëherë pasi që Frederica Mohgerini, shefja e diplomacisë evropiane, kishte vlerësuar se punët janë duke shkuar mirë dhe se hapja e urës do të bëhet shpejt

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...


































