Origjina e turistëve që vijnë në Shqipëri, 1.3 milion vijnë nga Kosova (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 19 June 2017
Në artikujt e ndryshëm vlerësohet jo vetëm potenciali turistik që paraqet Shqipëri por gjithashtu edhe raporti kosto/cilësi. Vitet e fundit, në Shqipëri është shënuar një rritje e numrit të turistëve nga disa prej tregjeve të synuara europiane dhe botërore. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT dhe nga ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, gjatë sezonit veror të kaluar, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri ka shënuar një rritje thuajse me 20 % krahasuar me sezonin e vitit paraardhës.
Gjatë Sezonit Turistik Veror (Qershor – Gusht) 2015 në vendin tonë kanë hyrë në total 2.009.000 shtetas të huaj. Ndërsa gjatë Sezonit Turistik Veror (Qershor – Gusht) 2016 në vendin tonë kanë hyrë në total 2.376.000 shtetas të huaj.

Gjatë sezonit të kaluar numri më i madh i vizitorëve, ashtu si në vitin paraardhës (2015) ka qënë nga Kosova, ndjekur më pas nga tregjet e tjera kombëtare si Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, etj. Ndërkohë, nëse i referohemi tregjeve të tjera, rezulton një numër të lartë të vizitorëve nga Anglia, Polonia, Gjermania, Franca, Suedia, raporton “SCAN”.
Gjatë sezonit veror të kaluar ka patur një rritje të numrit të vizitorëve ku përmenden rritja me 111% e vizitorëve ukrainas, rritja me 63% e vizitorëve suedezë, rritja me 42% e vizitorëve bullgarë, rritja me 33% e vizitorëve norvegjezë, rritja me 30% e vizitorëve polakë dhe rritja me 22% e vizitorëve kroatë.
Në tabelën e mëposhtme renditen 15 vendet me numrin më të lartë të vizitorëve në Shqipëri për sezonin veror të kaluar:
Vitet e fundit, zyrtarët shqiptarë kanë deklaruar vendosmërinë për të ndryshuar gjeografinë e turizmit duke tentuar tërheqjen e tregjeve të reja të turistëve. Mbetet për t’u analizuar në fund të këtij sezoni turistik nëse Shqipëria do të vijojë tendencën e viteve të fundit të tërheqjes së turistëve nga vendet e përtej rajonit. /Telegrafi/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























