S’ka komisionerë, KQZ: PD dhe PR nuk paraqesin emrat
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 19 June 2017
Vetëm 6 ditë larg zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, duket se shqetësimi më i madh mbetet po ai, mungesa e komisionerëve. Partitë politike vijojnë të mos dërgojnë propozimet e tyre për komisionerë të qendrave të votimit pranë KZAZ-ve përkatëse.
Janë 30 KZAZ, nga 90 gjithsej në të gjithë Shqipërinë të cilat ende nuk kanë përmbyllur fazën e emërimeve të komisionerëve, konkretisht në qarqet kryesore Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Në disa qendra votimi, asnjëra nga partitë garuese më 25 qershor nuk ka dërguar propozimet.
Në qarqe të tjera PS i ka dorëzuar dhe KZAZ janë në pritje edhe këto ditë për propozimet nga PD dhe PR. KQZ përsërit apelin për subjektet zgjedhorë në kushtet kur administrimi i zgjedhjeve është në ngërç.
“Ndodhemi vetëm 6 ditë para datës së zgjedhjeve ndaj KQZ i kërkon partive politike që kanë të drejtën në bazë të Kodit Zgjedhor për të propozuar anëtarë të komisioneve të qendrave të votimit ti dorëzojnë propozimet e tyre menjëherë pranë KZAZ-ve përkatëse”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.
Afati i caktuar për trajnimin e komisionerëve në KZAZ është ora 16.00 deri në orën 19.00, një mënyrë kjo për të mos i penguar në orët e paradites në oraret zyrtare të punës.
Gjithsej në të gjithë Shqipërinë do të ngrihen 5362 QV. Nga 7 komisionerë për secilën qendër votimi, në të gjithë vendin të dielën e 25 qershorit, do të angazhohen 37.500 komisionerë. Por nga ta, shumë pak komisionerë janë propozuar nga partitë politike dhe kanë nisur trajnimin, duke e vendosur institucionin më të lartë zgjedhor në vend, në një ngërç 6 ditë përpara zgjedhjeve.
Trajnuesit janë gati për trajnimin e komisionerëve por duhet ende që partitë ti dorëzojnë emrat e tyre, teksa count down-i drejt 25 qershorit ka nisur numërimin mbrapsht, raporton TCH,

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































