Ismaili falënderon votuesit, ja çfarë u premton
Autori: Gazeta inFokus
15:17 | 19 June 2017
Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka falënderuar votuesit e tij.
Ismaili është zotuar se puna që do të bëjë për votuesit dhe të gjithë qytetarët e vendit do të jetë falënderimi më i madh, transmeton Infokusi.com
Ai ka thënë gjithashtu se në këto zgjedhje Vetëvendosje është dyfishuar e bashkë me të edhe votuesit e tij ka shtuar Ismaili.
Postimin e plotë të Ismailit mund ta gjeni më poshtë:
“Erdhi ai momenti që po due me iu falënderue krejt atyne njerëzve të mirë që e votuen Lëvizjen, e në veçanti atyne që e lypën FI51 në listë edhe e shënjuen #meZemër, por s’po di qysh me ia nisë, aq shumë që jam prekë e emocionue tash e një javë.
Nuk e di se qysh ndjehen të tjerët, por për mue secila votë ka randësi të veçantë, sepse është votë e vërtetë. Votë, të cilën ti ma ke besue. Votë, të cilën s’ma ka qitë goja me ta lypë, por ti prapëseprapë ke besue se e meritoj. Votë, numrin e të cilës e ke mbajtë në mend, sepse ke besue se kam me të përfaqësue në Kuvend, me qeto të mirat e të metat që i kam, pak i huqt, pak i fëlliqt, por gjithmonë me zemër plot për të mirën e vendit ku po jetojmë, e me shpirt kundërshtar i së keqes.
Lëvizjen e keni rritë dyfish. Me të më keni rritë edhe mue pothuejse dyfish prej herës së kalueme. Prandej, përgjegjësia jonë ndaj juve na u ka rritë qindfish, sepse tash jemi të parët. Krejt shpresat, e krejt sytë janë të drejtuem kah këta 31 a 2 veta që duhemi me e zbardhë Kuvendin e Kosovës, sepse për këtë jemi zotue me mendje, e jemi betue me zemër.
E unë po të premtoj se kam me e ba ma të mirën të mundshme për me të përfaqësue jo vetëm ty që ma besove këtë detyrë, por secilin qytetar të këtij vendi, i cili po e do një jetë ma të mirë, e që ndoshta as Lëvizjen nuk e voton.
S’po premtoj se kam me qenë i pagabueshëm, sepse s’ka njeri në botë që punon e nuk gabon. Por, kam me mësue prej gabimeve të mia, sikur çdo herë tjetër që kam mësue. E prej teje krejt çka po kërkoj është me pasë pak durim. Të këqijat që i ka përjetue kjo Kosovë për 18 vjet nuk rregullohen shpejt, por që munden me u rregullue, e kemi dëshmue qe gati 4 vjet në Prishtinë, e nuk kemi me ju zhgënjye tash e tutje as jashtë saj.
S’po di a ishte ky falënderim i mjaftueshëm, por falënderimin ma të madh tash e kam për detyrë me ta dhanë me punë, të cilën kam me e ba me shumë dashni!”/INFOKUSI

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































