Sport

⚽️ Zyrtare: Ja me kë do të përballet Trepça ‘89 nëse kalon raundin e parë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 19 June 2017

Trepça ’89 do të përballet me skuadrën FH Hafnarfjordur nëse kalon raundin parë.

Momenti i shumëpritur ka ardhur, Trepça ‘89 ka mësuar rivalin e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Shorti i tërhequr nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës, nxori skuadrën e Ishujve Faroe, Vikingur si kundërshtarë të Trepçës ’89.

Nëse klubi kosovar kalon raundin e parë, atëherë do të përballet me klubin nga Islanda në raundin e dytë, FH Hafnarfjordur, shkruan UEFA.

-Advertisement-

Trepça ndeshjen e parë ndaj Vikingur do ta luajë si mysafirë, që do të zhvillohen më 27 ose 28 qershor, ndërsa ajo e kthimit luhet në Kosovë me 4 ose 5 korrik. Kjo është hera e parë që klubet kosovare garojnë në garat e UEFA-s.

Çiftet e raundit të parë dhe ato të mundshme në raundin e dytë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera