Lajme

Veliu uron qytetarët e Podujevës për ditën e Çlirimit

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 19 June 2017

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar të gjithë qytetarët e Llapit në ditën e Çlirimit.

Veliu ka thënë se duhet të kujtojmë sakrificën e bijave dhe bijve, po ashtu u jemi mirënjohës NATO-s ,SHBA-ve, dhe vendeve mike të BE-së, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Veliut bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Podujeva jonë sot feston ditën më të rëndësishme në historinë e saj të lavdishme, Ditën e Çlirimit.

Në këtë datë, më 19 qershor të vitit 1999, qytetarët tanë iu gëzuan ndjenjës më të bukur, ndjenjës së lirisë.

Kjo ditë shënon një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë, çlirimin nga regjimi serb.

Është dita e kurorëzimit të aspiratave shekullore për liri.

Në këtë përvjetor çlirimi, si në çdo vit tjetër, kujtojmë me nderime, deri në përulje sakrificën e bijave dhe bijve më të mirë të kombit të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre në rrugën drejt lirisë.

Përjetësisht u jemi mirënjohës edhe aleatëve tanë, NATO-s, SHBA-ve dhe vendeve mike të BE-së të cilët mbështetën përpjekjet tona të drejta për ta çliruar vendin tone.

Të nderuar qytetarë të Llapit,

Me bindjen e fuqishme se vendi ynë çdo ditë e më shumë po avancon drejt fuqizimit, zhvillimit dhe mirëqenies së përgjithshme,

Urime Dita e Çlirimit, gëzofshi gjithmonë të lumtur dhe të lirë!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera