Fillon rinumërimi i 115 kutive, priten rinumërime të tjera
Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 18 June 2017
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka filluar rinumërimi i 115 kutive të votimit, përderisa nuk përjashtohet mundësia që sërish të ketë vendime për rinumërim e kutive tjera. Kurse, javën tjetër pritet të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë.
Rinumërimi i 115 kutive të votimit po bëhet pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak se ato nuk kanë arritur të procesohen si të rregullta, si pasojë e mospërputhjeve të të dhënave.
Ndërsa, i gjithë procesi i numërimit nuk pritet të përmbyllet gjatë kësaj jave, pasi që nga QNR është bërë e ditur se janë në procesin e kompletimit të skanimit të listave përfundimtare të votuesve. Po ashtu, janë në proces të regjistrimit të votave me kusht, si dhe votat me post, të cilat janë në pritje të numërimit.
Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka filluar rinumërimi i 114 vendvotimeve. Po ashtu, ai tha se shpresojnë që rinumërimi të përfundojë gjatë ditës së sotme.
“Jemi në procesin e rinumërimit të fletëvotimeve nga 115 vendvotimet të cilat nuk kanë mundur të kalojnë auditimin dhe tash jemi në procesin e rinumërimit të tyre dhe shpresojmë që brenda ditës të përfundoj rinumërimi i këtyre 115 vendvotimeve. Procesi i rinumërimit të tyre ka filluar, ka filluar qysh dje në ora 4 e pasdites, mirëpo jemi në proces që shpresojmë që ta përmbushim dhe ta përmbyllim këtë proces të këtyre 115 vendvotimeve ta rinumërojmë deri nesër”, tha ai.
Ahmetaj tha se nuk ka përfunduar procesi i auditimit të të gjithë formularëve të rezultateve, e sipas kësaj ai tha se mund të ketë edhe ndonjë vendim tjetër për rinumërim.
“Akoma nuk është i përfunduar procesi i auditimit të të gjithë formularëve të rezultateve, jemi në proces, kështu që mund të ketë edhe ndonjë vendim tjetër për rinumërime. Mirëpo, akoma raporti nuk është final, do të presim deri të përgatitet, mirëpo aktualisht jemi duke procesuar me ato 115 vendvotime dhe shpresojmë ta përmbyllim deri nesër”, tha ai.
Ndërsa, i gjithë procesi i numërimit nuk pritet të përmbyllet gjatë kësaj jave, kjo sipas Koordinatorit të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, i cili tha se janë në procesin e kompletimit të skanimit të listave përfundimtare të votuesve.
Po ashtu, ai tha se janë në proces të regjistrimit të votave me kusht, si dhe votat me post të cilat janë në pritje të numërimit.
“I gjithë procesi është vështirë që mund të thuhet se do ta përmbyllim brenda pak ditësh, sepse jemi në procesin e kompletimit të skanimit të listave përfundimtare të votuesve. Po ashtu, jemi në procesin e regjistrimit të votave me kusht. Pra të gjithë votuesit me kusht i regjistrojmë në bazën e të dhënave dhe e bëjmë krahasimin e votuesve që kanë votuar të rregullt. Është fjala, për votuesit e rregullt dhe votuesit me kusht. Bëhet krahasimi i tyre dhe nëse evidentohet që një votues ka votuar edhe i rregullt edhe me kusht, vota me kusht do të refuzohet. Ndërsa, votat tjera me kusht të cilat vërtetohen dhe evidentohet që nuk kanë votuar si të rregullt, atëherë ato vota do të mund të numërohen. I kemi edhe votat me postë të cilat janë në pritje të numërimit të tyre, kështu që besoj që gjatë javës tjetër do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave me postë”, tha Ahmetaj për KosovaPress.
Gjithashtu, Ahmetaj bëri të ditur se çdo subjekti politik i është lejuar që për secilën tavolinë të ketë një vëzhgues. Sipas tij, transparencë më e plot dhe më e madhe se që është tani nuk ka qenë më herët.
“Ju kemi ofruar mundësinë vëzhguesve sidomos të subjekteve politike që për secilën tavolinë ta kenë të paktën një vëzhgues, që nëse i kemi 20 njësi të numërimit një subjekt lejohet t’i ketë deri në 20 vëzhgues dhe ta vëzhgojë procesin nga afër. Po ashtu, është ofruar mundësia që vëzhguesit të jenë shumë afër tavolinave në mënyrë që të vëzhgohet i gjithë procesi. Kështu që transparenca më e plotë dhe më e madhe ndoshta nuk ka qenë kurrë deri më tani”, tha ai.
Ndryshe, KQZ, dje ka filluar t’i publikojë në ueb-faqen e saj zyrtare, rezultatet preliminare për secilin deputet.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































