20 mësimet e dobishme që çdo grua nxjerr nga ndarja
Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 17 June 2017
Nëse personi juaj i zemrës largohet, duhet të dini se koha do të shërojë çdo gjë, por gjithashtu është koha të ndërtoni vetëvlerësimin tuaj dhe të vazhdoni përpara drejt dashurisë pa kushte.
Kthimi në të qenët sërish beqare nuk është kurrë i lehtë. Por përtej dhembjes, mërzisë dhe inatit, çdo grua largohet nga një lidhje me një eksperiencë më shumë. Ja se çfarë rrëfejnë gra të ndryshme të kenë mësuar nga një ndarje.
1. Kurrë mos jepni më shumë nga sa merrni. Gjithashtu mos kërkoni afeksion. Dashuria e vërtetë lidhet me vullnetin dhe reciprocitetin e barabartë.
2. Respekt! Nuk është dashuria, por respekti ajo çfarë doja më së shumti nga partneri im dhe vlerësimi për sakrificat që kam bërë për të.
3. Mësova se vetëvlerësimi im nuk varet nga ato që ai mendon për trupin tim apo për ngjyrën e flokëve të mi. Vetëm unë jam përgjegjëse për lumturinë dhe vetëvlerësimin tim.
4. Pas nëntë muajsh dhembje mësova se nuk mund ta detyrosh dikë që të dojë ashtu siç e do ti atë. Dhe ç’është më e rëndësishmja, kurrë mos e humb veten në procesin e të dashurit dikë tjetër. Je shumë e veçantë dhe e bukur, e nëse një burrë të bën të ndihesh e pavlerë për dashurinë e tij, jo vetëm që është humbja e tij, por edhe gabimi yt më i madh.
5. Jeta është më shumë sesa të gjesh njeriun tjetër të zemrës. Martesa nuk është fundi i jetës! Ka shumë aspekte të të jetuarit që i humb nëse shpenzon kohën më të rëndësishme dhe energji të shumta duke gjetur shpirtin binjak.
6. Ka jetë edhe pas divorcit. Ju mund të jeni një grua e pavarur dhe një model për fëmijët tuaj. Ndiqni ëndrrat tuaja me vendosmëri dhe mos hiqni dorë prej dëshirës për të ndryshuar jetën tuaj.
7. Mos ndryshoni asgjë nga vetja, ruani vlerat dhe moralin tuaj. Mos ndryshoni që të përshtateni me dikë tjetër, do të pendoheni. Nëse ai nuk ju dëshiron për bukurinë apo mirësinë që keni, atëherë largohuni. Nuk ka gjë më seksi sesa një grua që ia di vlerën vetes.
8. Besojini instinktit tuaj, gjithmonë.
9. Nga 20 vite martesë kam mësuar se çdo grua duhet të ketë këshilltarin e saj financiar dhe nuk duhet të dëgjojë bashkëshortin për paratë.
10. Duhet së pari të duash veten që të të dojë dikush tjetër. Duhet të njohësh veten dhe të dish se çfarë dëshiron vërtet.
11. Mos kaloni në një marrëdhënie tjetër sapo të mbarojë një lidhje. Jepini vetes kohë të qëndroni pa angazhime.
12. Pavarësisht se sa dëshironi të përqendroheni te mënyra e keqe si ju trajtoi personi tjetër gjatë martesës, të dy keni kontribuuar te ky problem dhe ju duhet të pranoni përgjegjësinë tuaj.
13. Nuk është e drejtë të prisni që të tjerët të ndryshojnë. Ata kanë të drejtën të jenë vetvetja. Ju mund të kontrolloni vetëm reagimet tuaja dhe atë me të cilën jeni të gatshëm të përballeni ose jo.
14. Divorci më mësoi t’i besoja instinktit tim. Përgjatë martesës, u mbështeta tek opsionet e të tjerëve, në vend që të peshohesha te zëri brenda vetes.
15. Të jesh me një partner nuk përcakton se cili je ti. Unë jam një individ me idetë dhe mendimet e mia brilante dhe partneri im i ardhshëm duhet të më inkurajojë që të shkëlqej po aq shumë sa do ta inkurajoj unë atë.
16. Një marrëdhënie që merr fund nuk është gjithnjë për keq. Ka gjithnjë dikë tjetër që ia vlen ta keni pranë, mos reshtni së kërkuari.
17. Është normale t’i jepni dikujt një mundësi të dytë. Mërziteni veçanërisht pasi dikush ju ka lënduar shumë, por ndonjëherë shanset e dyta ju sjellin gjëra më të mira në një marrëdhënie. Nëse të dy duan t’i bëjnë gjërat të funksionojnë, atëherë ia vlen ta provoni.
18. Një marrëdhënie duhet të jetë në barazi të asaj që merr dhe asaj që jep. Asnjë partner nuk duhet të japë apo të marrë gjithçka.
19. Është e pashmangshme të ndryshosh apo të rritesh me kalimin e viteve. Mësova se është e pranueshme të lësh të largohet dikë që të pengon. Kurrë mos reshtni së besuari te vetja.
20. Koha shëron edhe dhembjet më të mëdha.
Të tjera
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ka laborator dro*ge në Leposaviq
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dy...
-
Mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut
Në Maqedoni të Veriut është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet presidenc...
-
Në kryeqytetin gjerman pritet emërtimi i një rrugë me emrin e Presidentit Rugova
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka takuar Florian Hauer, ...
-
Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Q...
-
Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Geor...
-
Xi në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ...